LAJMI I FUNDIT:

AKR-ja pak deputetë, shumë ministri

AKR-ja pak deputetë, shumë ministri

Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit në bazë të marrëveshjes së nënshkruar të hënën me drejtues të koalicionit PAN do të ketë hise të madhe në qeverinë “Haradinaj”.

AKR-ja, që i ka katër deputetë në Kuvendin e Kosovës, do t’i marrë 5 ministri të rëndësishme, si dhe u janë garantuar 7 poste të zëvendësministrave, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Aq dikastere qeveritare sa AKR-ja nuk do t’i kenë bashkërisht AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe Nisma e Fatmir Limajt, të cilat i kanë hiç më pak se 16 deputetë në Kuvend ndonëse këto dy subjekte politike nuk do të mundë t’i marrin më shumë se gjashtë ministri në Qeverinë e re.


Ramush Tahiri, njohës i çështjeve politike, ka vlerësuar punën negociatore të Behgjet Pacollit me PAN-in.

Sipas tij, Pacolli ka marrë maksimumin e mundshëm në Qeveri, me një numër të vogël të deputetëve.

“Pacolli e ka nxjerrë maksimumin. Me 4 deputetë aktualisht, por nëse Pacolli hyn në Qeveri do t’i mbeten vetëm tre deputetë, ka nxjerrë 5 Ministri dhe 7 zëvendësministra, plus postin për president në mandatin e ardhshëm”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, arsyeja se pse Pacolli nuk ka pranuar më herët të bashkëpunojë me PAN-in është për shkak se AKR-ja e ka ditur vlerën e saj dhe nuk ka dashur “të shitet lirë”.

“AKR-ja nuk ka pranuar të shkojë me pazar të ulët”, u shpreh Tahiri. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë

Lajme
Kalo në kategori