Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë javëve të fundit kanë bërë monitorimin e laboratorëve privatë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e testimeve për COVID-19.
AKK bën të ditur se aktualisht janë 119 laboratorë të licencuar për ofrimin e testimeve serologjike dhe tre laboratorë për ofrimin e testeve molekuare PCR. Dy nga këta laboratorë për testimet molekulare PCR janë duke operuar kurse njëri është në përgatitje, transmeton Telegrafi.
Në njoftimin e bërë nga AKK thuhet se çmimet e këtyre shërbimeve janë transparente dhe variojnë për testet serologjike nga 15 deri në 40 euro, kurse për molekulare nga 65 euro.
Kurse, sa i përket laboratorit që një test për COVID-19 ka kushtuar 200 euro, AKK thotë se bëhet fjalë për testimin rapid molekular Assay Method, dhe se rezultati del më herët se 2 orë.
Njoftimi i plotë i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës:
“Një nga angazhimet kryesore të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës gjatë javëve të fundit ka qenë monitorimi i sjelljes së laboratorëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e testimeve për virusin SARS-CoV-2.
Më konkretisht, AKK qenë i fokusuar që të sigurohet se operatorët e këtij tregu nuk do të bien ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke bërë ndonjë marrëveshje të ndaluar, praktikë të bashkërenduara apo sjellje abuzive.
Qëkur kemi filluar procesin e monitorimit, AKK ka kërkuar dhe grumbulluar të dhëna të detajuara nga institucionet shtetërore dhe laboratorët e licencuar, duke përfshirë çmimin e importit të materialit, çmimin e ofrimit të shërbimit dhe të dhëna të tjera.
Në këtë rast, dëshirojmë të theksojmë se AKK ka gëzuar bashkëpunim të mirë me institucionet përgjegjëse si dhe laboratorët.
Nga informatat që ne kemi grumbulluar, konstatojmë se aktualisht janë gjithsej 119 laboratorë të licencuar për ofrimin e testimeve serologjike si dhe tre laboratorë të licencuar për ofrimin e testeve molekulare PCR.
Aktualisht dy nga laboratorët për testimet molekulare PCR janë duke operuar, kurse operatori tjetër është në përgatitje dhe brenda një kohë të shkurtër do të fillojë së ofruari këtë shërbim.
Kjo nënkupton që për kryerjen e të dy testeve, tashmë ekziston një treg i liberalizuar, ku qytetarët mund të zgjedhin operatorin më të përshtatshëm për ofrimin e shërbimit.
Çmimet e këtyre shërbimeve janë transparente dhe variojnë për testet serologjike nga 15 deri në 40 Euro, kurse për molekulare nga 65 Euro.
Pra, Autoriteti i Konkurrencës në përcaktimin e tregut të produktit ka konstatuar se ka zëvendësueshmëri të produktit apo shërbimit.
Zëvendësueshmëria e kërkesës është faktori më i drejtpërdrejt dhe efikas që kufizon sjelljen e pavarur të ndërmarrjeve në treg. Ndërmarrja nuk mund të ndikojë ndjeshëm në çmime nëse konsumatorët mund të kalojnë lehtësisht në produkte zëvendësuese.
Po ashtu, dëshirojmë të theksojmë se AKK ka ndjekur me interes të shtuar edhe debatin e ngritur në opinion publik lidhur me çmimin prej 200 eurosh për testin PCR të ofruar nga një prej laboratorëve të licencuar.
Sapo jemi njoftuar nga mediat për këtë, ne kemi kërkuar informata dhe dokumentacion shtesë nga laboratori në fjalë dhe kemi kuptuar se bëhet fjalë për testimin rapid molekular Assay Method.
Kjo është formë e avancuar e testimit molekular RT-PCR, i cili jep rezultatin e njëjtë, vlerësimin e njëjtë dhe karakteristikat e njëjta me testimin molekular RT-PCR, por që e veçanta e këtij testimi
është dhënia e rezultatit në afat më të shkurtër, për më pak se 2 orë.
Gjithsesi, duhet thënë se në të njëjtin laborator, qytetarët kanë mundur të zgjedhin testin RT-PCR,i cili detekton virusin brenda një kohë më të gjatë, por që kushton 65 Euro.
Në fakt, nga analizimi i të dhënave, konstatojmë se në laboratorin në fjalë 99.7 për qind e testimeve PCR janë kryer me metodën RT-PCR (që kushton 65 euro) kurse pjesa tjetër me metodën e testimit rapid molekular -Assay Method, pra vetëm 4 teste në shumë prej 200 euro apo (0.3%)
Natyrisht, AKK do të vazhdojë monitorimin e këtij tregu dhe sikurse gjatë javëve të kaluara, do të njoftojë mediat dhe opinion publik lidhur me çdo gjetje nga monitorimi i këtij tregu”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Erion Veliaj reagon sërish nga burgu

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk