Vendimi i fundit i Qeverisë që, me fillimin e janarit të vitit të ardhshëm të rrit akcizën e naftës për 3 denarë, sipas ekspertëve ekonomik, do të sjellë efekti negativ e që mund të kenë implikime mbi standardit jetësor të qytetarëve.
Komponenti social në Buxhetin e vitit 2018 aspak nuk dallon nga buxhetet e mëparshme e që tashmë është përgatitur nga Qeveria e re, shkruan gazeta KOHA.
Përveç që dominojnë transfertat sociale, siç janë rritja e rrogave pothuajse në të gjithë institucionet shtetërore, me buxhetin e vitit 2018 parashihet edhe rritje e tatimeve, por jo e tatimit progresiv siç paralajmëronte LSDM-ja gjatë fushatës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por rritje të akcizës së naftës, e cila nga janari i vitit të ardhshëm – dukshëm do të ketë implikime serioze në standardin jetësor të qytetarëve. Edhe pse për ekspertët ekonomik konsolidimi fiskal i buxhetit duhet të vazhdojë dhe nuk duhet të përjashtohet rritja e tatimeve, mirëpo kur bëhet fjalë për rritje të akcizës së naftës për 3 denarë, atëherë nuk përjashtohet efekti negativ që mund të ketë implikime mbi standardit jetësor të qytetarëve.
“Një gjë e këtillë shumë pak pritej nga Qeveria e re. Në këtë drejtim, rritja e akcizës së naftës për 3 denarë nuk është befasuese vetëm për qytetarët, por edhe për ekspertët ekonomik. Cilat do të jenë efektet negative nga rritja e akcizës në rritjen e çmimeve tjera dhe si kjo do të ndikojë për kategorinë e njerëzve të varfër, personalisht mendoj se rritja e akcizës do të mund të lëviz spiralen e inflacionit edhe pse kjo nuk mund të jetë dhe aq e rrezikshme”, thotë për KOHA, Marjan Petreski, ekspert ekonomik.
Prandaj, kur kemi parasysh se çfarë ishin premtimet e LSDM-së para se të marrë pushtetin, Petreski thotë se kjo masë nuk e arsyeton që vendime të këtillë të sillen brenda natës. “Sa i përket vendosjes së tatimit progresiv nga vitit 2019, kjo është për shkak se përllogaritjet e Qeverisë janë se nga ky tatim, edhe sikur të rritet në 18 për qind nga 10 sa është tani – nuk mund të mblidhen të hyra në buxhet në nivel vjetor më shumë se 35-40 milionë euro, sepse këtë kategori të njerëzve të pasur e përbejnë vetëm 1 për qind dhe bëhet fjalë për njerëz individual, ndërsa masën më të madhe të njerëzve që për shkak të kushteve të rënda financiare përdorin makina me motor disel dhe nga këtu të hyrat nga shitja e diselit mund të jenë disa herë më të larta se nga tatimi progresiv”, thotë Petreski.
Nga këtu, thotë Petreski, pres që Qeveria ta anulojë këtë vendim për rritje të akcizës së naftës prej 3 denarë dhe t’u jepet hapësirë ekspertëve që, gjatë debatit publik, të japin argumentet e tyre se çdo masë që sillet brenda natës, nuk është e mirë dhe se mund të këtë pasoja negative jo vetëm për qytetarët, por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi. “Nëse edhe pas debatit Qeveria qëndron pas këtij vendimi se duhet të rritët akciza e naftës, atëherë s’na mbetet gjë tjetër neve ekspertëve dhe opinionit në përgjithësi ta pranojmë këtë masë”, thotë Petreski. Rritja e akcizës së naftës për 3 denarë, sipas ekspertit ekonomik, Arben Halili, mund të jetë një arsye shtesë për të rritur çmimet nga ana e prodhuesve që përdorin naftë gjatë procesit të prodhimit dhe kjo mund të shfaq dyshimin se kjo më tepër do të keqpërdoret nga ana e tregtarëve për ti rritur çmimet.
“Si masë mund të konsiderohet e arsyeshme, por në fakt – kjo më tepër është bërë sa për të treguar se Qeveria ndërmerr hapa konkret për të mbushur buxhetin, por nuk besoj se ka bërë një analizë reale cost-benefit, se sa janë të ardhurat reale që do siguroheshin përmes saj? Cila është shtresa e popullsisë që më tepër do të pësojë nga kjo masë dhe sa në të vërtetë do jenë efektet buxhetore?”, thotë për KOHA Halili.
Fatkeqësisht, ai shprehet se si edhe çdoherë tjetër, me këtë vendim goditet shtresa që më pak mund të durojë shpenzime shtesë. “Kjo dëshmon edhe njëherë faktin që në Maqedoni, premtimet parazgjedhore nuk përputhen me masat konkrete të Qeverisë pas zgjedhjeve. Doza e populizmit ende është aduti kryesor për të qeverisur me këtë vend. Megjithatë, besoj që pas presionit të publikut – do të ketë një rishqyrtim të kësaj mase dhe do të duhet të dalë me masa më të qëndrueshme dhe më afatgjata”, thotë Halili.
Edhe profesori universitar, Nasir Selimi, vlerëson se është normale që shume aktivitete ekonomike varen nga nafta, andaj ai pret rritje të çmimeve edhe për shumë mallra dhe shërbime. “Rritja e akcizës së naftës ka efekt domino-zinxhiror. Akcizat janë tatime për produktet luksoze siç janë nafta, duhani, alkooli, kozmetika…, andaj është e zakonshme që qeveritë e fillojnë nga këto produkte.
Zbatimi kësaj mase të cilën Qeveria e parashikon ta fillojë nga janari i vitit të ardhëm, në radhë të parë do të varfërojë edhe më shumë qytetarët të cilët tanimë janë skajshmërish të varfër. Do të kenë më tepër nevojë për para për nevojat elementare si ushqim, transport… kështu që nuk do të ju mbeten para për nevojat tjera”, shprehet i bindur profesor Nasir Selimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite