LAJMI I FUNDIT:

Akademia e Shkencave: Mbi 50 për qind e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj COVID-19

Akademia e Shkencave: Mbi 50 për qind e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj COVID-19

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka prezantuar sot rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, sipas të dhënave prej depistimit.

Sipas mjekut Sulçebe, në popullatën e Tiranës kemi 50% imunitet.

“Në fund të 2020 mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj Coronavirusit. Përparësi të vaksinohen ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë anti-trupa. Studimin e realizuam në tre faza për të parë si ishte gjendja pas lock-down. Bëmë sondazh tek 124 individë dhe rezultoi se vetëm 1 ishte pozitiv. Kontakti i virusit me popullatën ishte minimal. Pra na nxiti që të shohim gjendjen e shtrirjes në një popullatë më të gjerë. U përzgjodhën popullatat e disa qendrave shëndetësore, me rreth 200 mijë banorë. Dolën pozitivë 48.5%. Ky është konkluzioni që nxjerrim sot. Pra kemi qenë në kontakt me virusin dhe janë të imunizuar dhe shpresojmë që ky imunitet të jetë afatgjatë. Kjo popullsi përfaqëson atë të Tiranës. Gjysma e popullatës së Tiranës e kanë kaluar pandeminë dhe janë imunizuar në mënyrë natyrale”, tha ai.


Nga të dhënat e bëra publike nga ASH, në rang kombëtar, rezulton të ketë fituar imunitet 25 për qind e popullatës.

Të dhënat për studimin janë marrë nëpërmjet testimeve serologjike të realizuara nga specialistёt imunologë, pjesë e shërbimit të imunologjisë pranë QSUT, anëtarë e bashkëpunëtorë të Akademisë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori