LAJMI I FUNDIT:

Ajo po ushqente fëmijën me gji, asnjërit prej pasagjerëve të trenit nuk “i shkoi mendja” t’ia lëshonte karrigen (Foto)

Ajo po ushqente fëmijën me gji, asnjërit prej pasagjerëve të trenit nuk “i shkoi mendja” t’ia lëshonte karrigen (Foto)

Bryony Esther nga Essex i Anglisë, e ka postuar një fotografi ku tregon duke e ushqyer fëmijën me gji, teksa qëndron në këmbë.

Askush nga udhëtarët nuk ia ka lëshuar asaj karrigen, ndërsa një çiklist shihet i ulur në vendin e rezervuar për personat me nevoja të veçanta, transmeton Telegrafi.

Nëna me fëmijën në këmbë, udhëtarët ulur

“Të rinjtë duke mbështjellë duhan, sportisti rrinte ulur aty ku duhet të jenë ata me probleme fizike dhe të rriturit e shëndoshë, bënin sikur nuk po më shohin”, ka shkruar Esther në përshkrimin e imazhit.


Ajo ka kërkuar që të shpërndahet postimi saj, në mënyrë që të ngrihet vetëdija dhe të bëhet më shumë për nënat që udhëtojnë me fëmijë. /Telegrafi/