Këshilla të vlefshme si ar: Ajo i ka të gjitha përgjigjet që kanë të bëjnë me modën

Francezja Carine Roitfeld, është ajo e cila nga viti 2001 deri më 2011 ka redaktuar botimin francez të revistës së modës Vogue dhe e cila bart titullin e femrës së veshur më së miri në botë, transmeton Telegrafi.


Kjo 63-vjeçare për shumicën është model i modës, ndërkaq tani i ndan rregullat të cilat ajo i ndjek dhe thekson që pikërisht ato janë meritore për stilin e saj të pagabueshëm.

juliarestoinroitfeld

Kurrë nuk mund të keni funde tepër të zeza

Çdo damë do të duhej të ketë një pjesë gardërobe në të cilën do të bazohet stili i saj. Për Carinen ajo pjesë është fundi i zi.

Blej funde shumë të zeza

I kam 20 versione të fundit të njëjtë. Në shumicën e rasteve vishem në mënyrë identike.

LFWSS15Day4 3428

Mos ndiqni qorrazi trendët

Të gjithë bartin rroba me print lulesh, ndërkaq ju nuk mund ta imagjinoni? Në atë rast, mos mendoni në blerjen e pjesëve të printit të tillë, pa marrë parasysh atë që janë aktualisht të popullarizuara. Trendët vijnë dhe shkojnë, mirëpo vetëm klasikja kurrë nuk del nga moda.

Mos i hidhni rrobat, por rimodeloni

Me rimodelimin e rrobave të vjetra mund të frymëzoni jetën e re, nga fustanet e gjatë bëni të shkurtër, ndryshoni dukjen e fundit tuaj, përshtatjani xhinseve etj.

CarineRoitfeld Hero

Njihni trupin tuaj

Kam kaluar shumë vite duke blerë rroba të cilat pastaj i kam ndërruar, sepse kurrë nuk më janë përshtatur ashtu siç kam dëshiruar. Kur e njihni formën e trupit tuaj, atëherë e dini si të zgjidhni gardërobën e duhur.

Me pjesë rrobash të shtrenjta kurrë mos rrezikoni

Nëse vendosni për blerjen e pjesëve të rrobave të disenjatorit, atëherë le të jetë ajo ndonjë pjesë klasike e cila gjithmonë do të jetë në trend. Kur është fjala për trendët e sezonit, në atë rast blini gardërobë më të lirë e cila nuk do t’ju dhimbset kur ta hiqni nga gardëroba në kohën kur trendi më nuk është aktual.

/Telegrafi/