Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti ka gjetur golin me skuadrën zvicerane, Baselin.

Ajeti është kthyer së fundmi në ish-skuadrën e tij, gjigantin zviceran, Baselin, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i tij duke gjetur shpejt rrugën e rrjetës.


Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tij të parë këtë sezon me Baselin në ndeshje ndaj Luganos, ndërsa tri të tjera i ka shënuar me fanellën e St Gallenit.

Ajeti ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, gol ky i ardhur në minutën e 39-të të ndeshjes.

Në fund Baseli fitoi si mysafirë ndaj Luganos me rezultat të thellë 4-0./Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x64l6th

telegrafi sport app