Mesfushori shqiptar Astrit Ajdareviç, aktualisht është pa klub, pasi që ka shkëputur marrëveshjen me AEK-un e Athinës.

Atij i kanë ardhur disa oferta nga Suedia, ku më së afërmi është ajo e Djurgarden në Suedi.


Mesfushori 28-vjeçar pritet të t'i mbyll edhe disa detaje me klubin dhe të nënshkruajë kontratë.

Ajdarevic ka qenë kapiteni i ekipit U-21 të Suedisë në lojërat Olimpike të Rio 2016, por pastaj vendosi që t'i mbrojë ngjyrat e Kombëtares shqiptare ku u paraqit në një ndeshje.

GettyImages 585973498 Astrit Ajdarevic (Kapiten). (Photo by Bruno Zanardo/Getty Images)

Ai pritet që të prezantohet te Djurgarden brenda kësaj jave.

Sipas televizionit suedez “SVT”, klubi do ta shes Kerim Mrabti te Birminghami dhe shqiptari do të jetë zëvendësim i tij.

Ajdarevic ka luajtur më parë për klube si Norrkoping, Helsingborg dhe Orebro në Suedi.

GettyImages 483408929 Astrit Ajdarevic te Charlton (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Ajdarevic u bë i njohur kur si i ri nënshkroi me Liverpoolin dhe pastaj luajti edhe te Leicester dhe Charlton. /Telegrafi/

telegrafi sport app