Ajaxi udhëton në Austri, De Ligt mbetet në shtëpi për të finalizuar transferimin te Juventusi

Ajaxi ka publikuar listën prej 28 futbollistëve të ftuar në fazën përgatitore para-sezonale që do ta zhvillojë në Austri, ndërsa Matthijs De Ligt është lënë në shtëpi.
Klubi i madh holandez ka udhëtuar sot (e shtunë) gjatë ditës në Bramberg të Austrisë, ku do ta kryej fazën e parë para-sezonale.
Në faqen zyrtare të klubit, Ajaxi ka konfirmuar se me vete në Austri janë ftuar plot 28 futbollistë.
Kapiteni i tyre, De Ligt është lënë në shtëpi pasi thuhet se është afër finalizimit të një transferimi.

Nga
Telegrafi
13/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































