Halkbank AD Shkup, përmes paketës për të rinj Halk EZ, fillon karvanin „Aj realno“ (Hajde realisht) – një iniciativë që synon t'u japë hapësirë të rinjve të flasin hapur, pa presion dhe pa frikë nga gjykimi. Ndalesa e parë e karvanit është shkolla e mesme „Josip Broz Tito“ në Manastir. Karvani do të udhëhiqet nga e reja Kiki Mukaetova, e cila me një qasje të sinqertë rinore do të bisedojë me nxënësit e shkollave të mesme për tema afër realitetit të tyre. Moderator i takimeve do të jetë aktori i ri Dejan Dimoski.

Aj realno“ nuk është një ligjëratë klasike. Përkundrazi, takimet janë konceptuar si një bisedë e hapur, ku të rinjtë nuk janë thjesht dëgjues, por pjesëmarrës aktivë. Përmes historive personale, përvojave dhe ndërveprimit, hapen tema që i prekin ata çdo ditë – presioni nga rrethi, frika nga zgjedhjet e gabuara, dilemat për të ardhmen dhe hapat e parë drejt pavarësisë.


Në një kohë kur nga të rinjtë pritet të kenë përgjigje, „Aj realno“ niset nga një perspektivë tjetër – që është në rregull të mos jesh i sigurt, por të kesh guximin të gjesh rrugën tënde. Në vend që të imponojë zgjidhje, iniciativa hap hapësirë për pyetje, mendim dhe zgjedhje personale.

Për Kikin, si një nga ambasadoret e brendit të Halkbank, kjo është një sfidë e madhe dhe e sinqertë për t'u takuar me bashkëmoshatarët e saj dhe së bashku, sinqerisht, të thyejnë barrierat dhe paragjykimet.

"Është e rëndësishme të jemi të sinqertë dhe të bisedojmë. Ne u përkasim gjeneratave që kalojnë shumë më tepër kohë online sesa drejtpërdrejt. Dhe po e kuptojmë gjithnjë e më shumë se ai kontakt na nevojitet shumë. Të shihemi në sy, të përqafohemi, të ndajmë që na ndodhin gjëra të ngjashme, se nuk është gjëja më e tmerrshme ajo që po na ndodh, të kuptojmë se nuk jemi të vetmit. Si i bëjmë zgjedhjet? Sa e rëndësishme është të mësojmë përmes gabimeve? Të bisedojmë sinqerisht? Sa shpesh e dëgjojmë zërin tonë? Këto janë pyetje të rëndësishme që do të përpiqemi t'i hapim përmes karvanit „Aj realno“. I gëzohem takimeve të ardhshme me bashkëmoshatarët e mi" – thotë Mukaetova.

Me karvanin „Aj realno“, Halkbank jep mesazhin se të rinjtë nuk duhet të jenë vetëm dëgjues, por zëra që dëgjohen. Kjo iniciativë është pjesë e përkushtimit më të gjerë të bankës për të krijuar vlerë për gjeneratën e re, jo vetëm përmes produkteve financiare, por edhe përmes mbështetjes së zhvillimit të tyre, vetëbesimit dhe të drejtës për të zgjedhur.

Karvani do të vazhdojë në disa qytete anembanë Maqedonisë, me qëllim që të arrijë te sa më shumë të rinj dhe të nxisë dialog të hapur për temat që formësojnë vendimet dhe të ardhmen e tyre.