Muaj më parë, këngëtarja Aida Doçi dhe ish-menaxheri i saj, Naser Qeli, vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Përkundër faktit që nuk organizuan dasmë për shkak të pandemisë, dyshja filluan të bashkëjetojnë në Prishtinë, duke treguar tashmë se janë një çift burrë e grua.


Mirëpo ditën e sotme (e premte), çifti janë martuar edhe zyrtarisht, duke nënshkruar paktin e martesës.

aidadoci1 1363805208299143045117065948846989548129169n

Ka qenë këngëtarja Doçi ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar pas momentit të celebrimit, ku shihet teksa pozon e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj.

“Zyrtarisht të martuar. Naser Qeli, ti i dhe kuptim jetës time”, kanë qenë fjalët e Aidës në përshkrimin e kësaj fotografie.

aidadoci1 13698620372955837437435384550911222126239n Foto: Aida Doçi/Instagram

Ndërkohë me të publikuar këto imazhe, kanë pasuar menjëherë komentet e shumta nga ndjekësit, kryesisht urime të fansave për zyrtarizimin e martesës.

Kujtojmë që kjo është martesa e dytë për Naserin i cili ka dy fëmijë nga martesa e parë, për të cilët Aida është shprehur se ruan një raport shumë të mirë dhe miqësor me ta. /Telegrafi/