Gresa Gashi ka bërë një bisedë në oborr gjatë ditës së sotme (e diel) me Anën dhe Kevinin.

Ajo i pyeti dy konkurrentët se kush e ka shpallur Pavarësinë e Kosovës dhe nuk mori përgjigje definitive.


Ata nuk dhanë një përgjigje konkrete, gjersa banorja në një moment tha: “Ai me syza”.

Screenshot 21 13 Foto: Screenshot/YouTube

E më pas, Ana përmendi emrin e Isa Mustafës, ndonëse i reagoi menjëherë aktorja.

“Kuku, Hashim Thaçi more”, ka thënë ajo.

Screenshot 22 14 Foto: Screenshot/YouTube

Kjo nuk është hera e parë që banorët provokohen dhe nuk janë në dijeni për gjëra elementare.

Në shtëpinë e famshme po vazhdojnë të ndryshojnë dinamikat çdo ditë, sidomos me hyrjet e reja. /Telegrafi/