LAJMI I FUNDIT:

“Ai nuk do të jetë president”: Trump reagon ndaj pretendimeve se Elon Musk është në krye të administratës amerikane

“Ai nuk do të jetë president”: Trump reagon ndaj pretendimeve se Elon Musk është në krye të administratës amerikane

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump hodhi poshtë çdo sugjerim se ai po “uzurpohej” nga aleati i tij miliarder i profilit të lartë, Elon Musk.

Trump tha se nocioni se ai i ka “lëshuar presidencën Musk-ut” është një trillim dhe se edhe nëse Musk do ta donte një pozicion të tillë, ai nuk mund ta merrte atë për shkak të kërkesës së Kushtetutës që presidenti të jetë një qytetar i lindur në SHBA.

Musk ka lindur në Afrikën e Jugut.


“Jo, ai nuk do të jetë president, mund t’ju them”, tha Trump. “Dhe unë jam i sigurt. E dini pse ai nuk mund të jetë? Ai nuk ka lindur në këtë vend”.

Trump foli për më shumë se një orë të dielën në një konferencë në Phoenix, me mijëra aktivistë konservatorë që brohoritnin ndërsa ai doli në skenë mes një ekspozite piroteknike.

Kjo ishte ngjarja e tij e parë e stilit të tubimit që nga zgjedhjet.

Në fjalët e tij, Trump tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të takohet me të “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës “të tmerrshme, të tmerrshme” midis Rusisë dhe Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori