Ai ka një statujë, për të janë bërë edhe filma: Hachiko, qeni që priste pronarin e tij të kthehej – çdo ditë, për nëntë vite pas vdekjes së tij (Foto/Video)

Ne të gjithë kemi dëgjuar histori rreth kafshëve që bëjnë gjëra të tilla si ecja në rrugë shumë të gjata për t’u ribashkuar me njerëzit e tyre të dashur ose për të bërë akte të tjera heroike të përkushtimit dhe besnikërisë.
Disa nga këto tregime janë të trilluara, megjithatë prekëse, por të tjerat janë të veprime të vërteta, të bëra nga qentë e vërtetë, siç është ai i rastit të Hachiko, përcjell Telegrafi.
Hachiko, ose Hachi siç ishte më i njohur, është një hero kombëtar japonez, sipas faqes Nerd Nomads.
Ai ka gëzuar aq shumë respekt sa që ka një statujë prej bronzi jashtë një stacioni të trenit Shibuya në Tokio, dhe janë realizuar edhe filma rreth përkushtimit dhe besnikërisë së tij.
Të gjitha këto nderime i janë bërë për shkak të përkushtimit të tij të rrallë ndaj një pronari, gjithashtu edhe shumë prekës.

Hachiko ishte një Akita Inu, i lindur në vitin 1923. Kur ishte një vjeç, ai iu dha dhuratë së bijës së një profesori të bujqësisë në Universitetin e Tokios, sipas AnimalWised.
Kur profesori Eisaburo Ueno e pa për herë të parë qenin, ai vuri re se këmbët e tij ishin pak të shtrembra.
Ai ia la emrin Hachiko. ‘Hachi’ do të thotë ‘tetë’, një numër që i referohet rendit të lindjes së qenit në pjellë.
Kur vajza e profesorit u rrit, u martua dhe u largua, ajo la qenin në shtëpinë e prindërve të saj.
Deri atëherë profesori dhe Hachi kishin krijuar një lidhje të ngushtë. Çdo ditë, kur profesori shkonte për të kapur trenin e tij për të shkuar në punë, Hachi e përcillte deri tek stacioni i trenit.
Dhe kur profesori përfundonte ditën e tij të punës, Hachi do të kthehej në stacion për të pritur trenin e tij dhe për të shkuar bashkë në shtëpi.
Pjesa më prekëse e tregimit është se, më 21 maj 1925, profesor Ueno vdiq papritur ndërkohë që ishte në punë dhe kurrë nuk u kthye më në shtëpi – së paku me tren. Megjithatë, Hachi vazhdoi ta priste.

Edhe pse qeni filloi të jetonte me ish kopshtarin e profesorit Ueno, ai do të kthehej për të pritur në stacion për orë të tëra, çdo ditë për nëntë vjet, duke shpresuar se personi i tij i veçantë do të vinte në shtëpi.
Kështu, në vitin 1932, një gazetar japonez u njoftua për historinë e Hachiko-s dhe shkroi për qenin besnik.
Historia e tij prekëse kapi vëmendjen e publikut – jo vetëm në Japoni, por në të gjithë botën – dhe Hachiko u bë i famshëm, me njerëz që bënin udhëtime të veçanta në stacionin e trenit për t’i dhënë atij një trajtim dhe një “fjalë” të mirë.
Dhe në vitin 1934, një statujë prej bronzi e Hachi-t u vendos jashtë stacionit të trenit Shibuya për të nderuar besnikërinë ekstreme që kafsha tregoi ndaj pronarit të tij.
Më 8 mars 1935, Hachi vdiq në këmbët e statujës së tij, duke pritur që zotëria e tij të vinte në shtëpi. Ai “u ribashkua” me profesor Ueno kur u varros pranë varrit të profesorit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, statuja e Hachiko u hoq, së bashku me të gjitha statujat e tjera të bronzit në Japoni, dhe u shkrinë kështu që metali mund të përdorej për nevoja të luftës.
Por, disa vjet pas përfundimit të luftës, një grup që ishte plot admirim për përkushtimin e Hachit, kishte krijuar një statujë të re dhe e vendosi aty ku origjinali kishte qëndruar, jashtë stacionit Shibuya.
Skulptori që grupi kishte porositur për monumentin e ri ishte biri i skulptorit që kishte krijuar statujën origjinale.
Statuja e Hachiko tani qëndron në të njëjtin vend, më shumë se 70 vjet më vonë, dhe çdo vit më 8 prill ka një festë të besnikërisë së tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Pamje mbresëlënëse, minjtë i japin njëri-tjetrit ndihmën e parë

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania