LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Zaevi do të verifikojë pastërtinë e gjithë ministrave (Video)

Ahmeti: Zaevi do të verifikojë pastërtinë e gjithë ministrave (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me Zoran ZaeviN tregoi për rjedhën e takimit të sotëm. Ahmeti tha se është biseduar për tema të ndryshme siç janë, marrëdhëniet e mira mes fqinjve, ndërtimin dhe rritjen e besueshmërisë mes komuniteteve në vend, si dhe angazhimin drejt anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE, njofton Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nga gazetarët për emrat e rinj  të BDI-së, Ahmeti tha se mandatari  Zoran Zaev do të kërkojë nga institucionet e shtetit që të hetohen gjithë ministrat një për një, duke përfshirë edhe ata të BDI-së.

“LSDM sonte ka mbledhje të organeve më të larta të partisë ku edhe ata do të përmbyllin listat për kandidat për ministra. Sa i takon pastërtisë apo biografisë së kandidatëve për ministra, mandatari, kryeministri i ardhshëm, Zoran Zaev, do të kërkojë nga të gjitha institucionet e vendit mendim dhe verifikim për të gjithë kandidatët për ministra, përfshirë këtu një për një edhe kandidatë e BDI-së.” tha Ahmeti./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori