LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti uron për sa më shumë solidaritet në Fitër Bajram

Ahmeti uron për sa më shumë solidaritet në Fitër Bajram

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i Partisë Social Demokrate, me rastin e festës së Fitër Bajramit u ka uruar qytetarëve mirëqenie dhe solidaritet në familjet e tyre.

Ai gjatë vizitës së tij në BIK, bashkë me Visar Ymerin e Aida Dërgutin, ka ftuar qytetarët të vizitojnë të afërmit e tyre dhe të ndajnë me ta solidaritetin e kësaj feste.

“Festa e Fitër Bajramit vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit dhe është festë e solidaritet, dhe me këtë rast u urojmë besimtarëve sa më shumë shëndet, mirëqenie në familjet e tyre, sa më shumë solidaritet me të afërmit dhe miqtë dhe me të gjithë ata që ndoshta sot kanë më së shumti nevojë. Ta shfrytëzojmë këtë festë t’i vizitojmë të afërmit dhe të shprehim solidaritetin me ta”, ka deklaruar Ahmeti. /Telegrafi/