Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu ka kundërpërgjigjur deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq, për ndaljen e punimeve në Kishën e cila ndodhet në oborrin e Universitetit të Prishtinës (UP).
Stojanoviq ka thënë Komuna e Prishtinës ka kërcënuar serbët e Kosovës, duke i ndaluar punimet në Kishën në oborrin e UP-së.
Por Ahmeti ka theksuar për Telegrafin se çështja është tepër e thjeshtë, dhe sipas tij, kjo për faktin se Kosova ka ligj për ndërtim, për planifikim dhe legalizimin.
Sipas tij, nëse dikush dëshiron të ndërtojë një objekt – është subjekt qytetar, ligjor apo institucion – duhet të marrë leje prej Komunës së Prishtinës.
“Ta kemi të qartë po flasim për ndërtim, jo për pastrim. Në qoftë se ne si Komunë nuk e kemi asnjë dokument ma të voglin për ndërtesën në fjalë, ne kemi reaguar në momentin që na kanë lajmëruar. Kemi pasur me qindra thirrje nga qytetarët. Pas kësaj kemi shkuar në vendin e ngjarjes, ku kemi kërkuar me e ndalë punën derisa të na prezantohen dokumentet përkatëse”, ka theksuar ai.
Ahmeti ka sqaruar se ata i kanë dërguar letër Qeverisë së Kosovës, edhe i kanë thënë të shikojnë se si qëndron puna me këtë objekt.
“Ata na kanë thënë ky nuk është objekt i mbrojtur dhe nuk është objekt i trashëgimisë kulturore. Prandaj komuna duhet ta zbatojë ligjin për ndërtim. Kisha nuk ka leje dhe duhet të aplikoi për leje. Deri më tani i kemi bërë thirrje që duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, por ata nuk e kanë dorëzuar, dhe rrjedhimisht nuk mund të ketë ndërtim”, ka theksuar ai për Telegrafin.
Sipas tij, nëse Qeveria vendosë ndryshe dhe dëshiron ta anashkalojë Komunën, atëherë të marrin vendim.
“Për më tepër Stojanoviqi është ne qeveri le ta prezanton vendimin e Qeverisë. Ne si komunë e zbatojmë ligjin dhe jo vetëm për kishën, por edhe për bashkësitë tjera fetare. Në si komunë kemi marrë vendime edhe më të rënda, kur është dashur me i ndalu punimet në raste më të rënda. Bëj thirrje që mos ta politizojmë dhe mos ta keqpërdorim këtë rast, sepse liria fetare nuk është mbi ligjin në Kosovë”, ka thënë ai për Telegrafin.
Ndryshe, zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se Komuna e Prishtinës i ka kërcënuar serbët e Kosovës, duke i ndaluar punimet për pastrimin e Kishës Ortodokse.
Ai ka ftuar qeverinë që të marrë një qëndrim karshi kësaj pune. Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar që të mos politizohet çështja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Policia e Kosovës prezanton planin operativ për sigurinë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025