Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vizitoi sot tregun me shumicë, ku takoi tregtarët dhe diskutoi me ta problemin e menaxhimit të kësaj hapësire.
Tregjet në Prishtinë aktualisht funksionojnë si Ndërmarrje Shoqërore nën menaxhim të AKP-së.
Ai tha se komuna e Prishtinës në mandatin e parë është fokusuar në krijimin e Tregut Mobil për prodhime vendore, projekt ky po iu mundëson prodhuesve tanë t’i shesin produktet e tyre nëpër lagjet e Prishtinës.
Ahmeti tha se në mandatin e radhës, fokusi do të jetë në revitalizimin e tregjeve statike në Komunën e Prishtinës:
- Tregu i Gjelbër – Në vitin 2016 Komuna e Prishtinës ka prezantuar projektin e tregut të ri në Zonën Historike, në lokacionin ku momentalisht gjendet AKP. Ajo tokë është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe në të do të vendoset tregu i ri i rrethuar nga hapësira komerciale, duke ruajtur çdo dru dhe çdo gjelbërim në atë pjesë. Po ashtu , parashihet që aty të ndërtohet edhe një parking mesatar nëntokësor për të përmbushur nevojat e tregut. Projekti fillon zbatimin në vitin 2018
- Tregu në Ulpianë – Do të revitalizohet në përputhje me kërkesat e lagjes, por edhe duke përmirësuar dukshëm kushtet dhe dukjen e asaj hapësire. Realizimi i këtij projekti do të nis në vitin 2019.
- Tregu me shumicë – Gjendet rrugës për Fushë Kosovë. Për shkak se një pjesë e tij është e vendosur në pronë të Ndërmarrjeve Shoqërore të menaxhuara nga AKP-ja, shitësit shumë shpesh janë ballafaquar me probleme të qirasë. Gjatë mandatit të dytë do të bëhet zgjidhja e vendosjes përfundimtare të tregut, qoftë përmes rregullimit të statusit të pronësisë në mes të AKP-së dhe Komunës së Prishtinës, qoftë përmes kalimit nën menaxhim të plotë të tregut në Komunën e Prishtinës.
- Tregu i automjeteve – Statusi i tij do të rregullohet, për shkak të interesimit shumë të madh që ka për atë treg. Është ndër tregjet më të frekuentuara. Do t’i bëjmë të gjitha investimet e nevojshme ashtu që të jetë sa më funksional.
“Të gjitha këto do ta krijojnë një Ndërmarrje Publike Komunale, që do të quhet ‘Tregjet e Prishtinës’. Ajo ndërmarrje do të funksionojë dhe do të mirëmbahet nga të hyrat që i merr prej shfrytëzimit të hapësirave nga shitësit. Ato para do t’i shfrytëzojmë për investime të reja në ato pjesë. Me funksionalizimin e tregjeve të reja, do të arrijmë t’i mënjanojmë edhe shitësit ilegalë ambulantë nga hapësirat publike në Prishtinë”, tha kryetari, Shpend Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë