Shndërrimi i objektit të ish “Gërmisë” në Sallë Koncertale ka ngjallur debat të madh në kryeqytet duke ndarë në dysh opinionet e njerëzve, pro dhe contra.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke shpjeguar pozicionin e tij në këtë debat ka thënë se jo të gjitha objektet e vjetra janë pjesë e trashëgimisë.
“Ne nevojën për Sallën Koncertale e kemi që një kohë të gjatë por tash na është shfaqur mundësia që e kemi kërkuar në vitin 2006. Projekti i Komisionit Evropian kap vlerën e 15.4 milionë eurove, që nuk është vendosur akoma, pra nuk e kemi vendimin ende por kemi gatishmërinë e Komisionit Evropian që të financojë një sallë të tillë.
Në anën tjetër e kemi objektin e shumë përmendur, objektin e ish-Gërmisë. Edhe unë jam rritur në Prishtinë, kam memorie nga ajo pjesë. Duhet ta kemi të qartë se jo çdo gjë që është e vjetër është trashëgimi”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti në Zona B të Klan Kosovës ka dhënë edhe arsyet se pse ai mendon se ky objekt mund dhe duhet të shndërrohet në Sallë Koncertale.
“Unë me ‘mish e shpirt’ kam luftuar për Trekëndëshin edhe pse aty jam sulmuar nga grupe që thonë ke një jugo-nostalgji por Trekëndëshi ka qenë në çdo panoramë të kryeqytetit dhe dihen vlerat e tij, prandaj nuk kemi pranuar ta rrënojmë”.
Objekti i ish “Gërmisë” është objekt repete, i përsëritur, që e kemi edhe në Sarajevë dhe plot vende të ish-Jugosllavisë, njëjtë si edhe Sallat e Sportit”, tha Ahmeti.
I pari i kryeqytetit ka thënë se ka krijuar një Komision për t’u marrë me këtë çështje.
“Nuk është vendim ad-hoc. Kam krijuar një Komision për shkak së Komisioni Evropian po kërkon që duhet të vendosim për lokacionin bazuar në dy kritere – i pastër nga pronësia sepse Komisioni Evropian nuk do probleme me pronësi dhe të jetë lokacion qendror, të cilin nuk e ka definuar që është ai vend.
Nuk po flasim për të zëvendësuar një objekt kulmor me një objekt privat, po flasim për Sallë Koncertale për të zëvendësuar një objekt që është tashmë i shëmtuar”, theksoi Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës ka folur edhe për çështjen e memories kolektive, që ata që janë kundër shndërrimit të objektit të ish “Gërmisë” në Sallë Koncertale, e kanë potencuar vazhdimisht.
“Fasada e objektit të ish “Gërmisë” që e kemi mbajtur mend të gjithë është shkatërruar pjesërisht dhe eskalatori, shkallët lëvizëse që mbajmë mend si fëmijë nuk ekzistojnë më.
Nëse është veç memoria kolektive dhe nuk i ngjason as përsërafërmi objektit që e mbajmë mend, ta diskutojmë se cila është vlera për ta ruajtur”, shtoi Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se “memoria kolektive” mund të vazhdojë të ruhet edhe nëse ky objekt shndërrohet në Sallë Koncertale.
“T’i kërkojmë dy gjëra për dizajnin – pjesa e fasadës të ruhet në ndërtesën e re dhe nëse dëshirojmë mund ta kërkojmë që salla mund ta ketë eskalatorin [shkallët lëvizëse] brenda si kujtim.
Mund ta mbajmë balloren e ndërtesës dhe kjo ka ndodhur në plot ndërtesa nëpër botë ku janë zgjeruar sallat. Mund ta ruajmë balloren dhe ta restaurojmë dhe prapa saj ta ndërtojmë Sallën Koncertale, kështu e ruajmë memorien kolektive dhe përmbushim nevojat e komunitetit artistik”, tha në fund Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?