LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Nuk do të humbas kohë, sepse 100 punë i kemi

Ahmeti: Nuk do të humbas kohë, sepse 100 punë i kemi

Pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe personave me nevoja të veçanta, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një konference për shtyp kanë konfirmuar fitoren e kandidatëve të tyre për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, tha se Vetëvendosje do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme të mirëqeverisë me Prishtinën, e cila sipas, tij do të vazhdojë edhe me qeverisjen e Prizrenit.

“Pas numërimit të votave me kusht dhe ato të diasporës, ne konfirmojmë fitoren e VV-së në Prishtinë dhe Prizren. Mirëqeverisja e Prishtinës do të vazhdojë edhe për katër vite. Po ashtu këtë qeverisje do ta vazhdojmë edhe në Prizren. VV do ta ç’kap këtë shtet nga pushteti që  e ka kap”, ka thënë ai.


Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës edhe për katër vitet e ardhshme, Shpend Ahmeti ka falënderuar qytetarët e Prishtinës për një proces të rregullt e cila sipas tij që s’ka ndodhur asnjëherë më parë.

Ai theksoi se do të vazhdojë të luftojë korrupsionin si dhe do të vazhdojë reformat  në qeverisjen e Prishtinës.

“Është koha e përmbushjes së 100 zotimeve dhe nuk dua të humbas kohë se 100 punë i kemi. Falënderim i shkon diasporës që nuk u ndal asnjëherë për të mirën e Kosovës”, potencoi Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se synon që të krijojë koalicione me parti tjera politike, që ta ketë shumicën e Kuvendit Komunal në Prishtinë.

“Synojmë që të ndërtojmë shumicën e Kuvendit Komunal dhe për këtë do të bisedojmë edhe me partitë tjera politike. Në katër vitet e ardhshme pres koalicion stabil”, shtoi tutje Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët që të vinë dhe të festojnë sonte në shesh, duke filluar nga ora 19:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Kalo në kategori