Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, vitin 2023 e quan të suksesshëm pavarësisht mungesës së mbështetjes qendrore. Ai në një intervistë thotë se bashkëpunimi me qytetarë është i mirë dhe se do të vazhdojnë punët e mira të komunës që ai drejton.
Derisa ka treguar projektet e realizuara për vitin që lamë pas, kryetari Ahmeti veçon investimet për të rinjtë, përfundimin e palestrës së madhe në Lipjan, investimet në çerdhe, teksa tregon se komuna ka pasur buxhet prej tetë milionë euro për investime kapitale, ku rreth 80 për qind prej tyre janë shpenzuar.
“Mendoj që gjatë vitit që po e lëmë pas, në Lipjan është shënuar një progres i jashtëzakonshëm. Natyrisht, kjo duke i matur parametrat matës, indikatorët, tregues që merren për bazë gjatë vlerësimit. Ne kemi pasur një buxhet rreth tetë milionë të investimeve kapitale, ku rreth 80% shpenzohen në procedurë dhe janë kryer investime të mira në terren. Unë do të veçoja investime të mëdha që këtë vit janë përfunduar, palestra e madhe e Lipjanit që zgjidh problemet ose nevojat për sportdashësit dhe sportistët lipjanas, çerdhja në Shalë që është në funksion këtë vit dhe në Rufc e përfunduar. Janë dy salla sportive e përfunduar në Gllogovc, Banullë dhe tjetra është në vazhdim në shkollën “Ismail Luma”. Janë rreth 33 kilometra asfaltim të rrugicave për familje të ndryshme në të gjitha lokalitetet dhe janë një varg i rrugicave në proces që do të vazhdohen,” tha Ahmeti.
Ahmeti ka treguar edhe për projektet, të cilat do të përfundojnë në vitin 2024. Ai thotë se do të përfundohet parkingu nëntokësor, do të bëhet zgjerimi i hapësirës së sheshit, si dhe do të ketë investime në qendrën mjekësore në Lipjan.
“Për projekte më të mëdha në këtë vit kemi filluar parkingun nëntokësor, me një park të madh mbi këtë nënparking, pastaj do të kemi vazhdimin e sheshit dhe nënkalimin, që do të zgjidhë problemin e trafikut dhe do të integrojë sheshin në shesh të përbashkët dhe fillimi i punës së qendrës kryesore të urgjencës në Lipjan. Akoma funksion me disa baraka dhe po besoj që ky objekt i ri do të zgjidhë përfundimisht akomodimin e stafit mjekësor në hapësira të nevojshme dhe do të ketë efekt në cilësinë e shërbimeve. Ka edhe një varg investimesh që janë bërë në terren. Ka qenë një vit i suksesshëm, sepse komuna jonë në shumë matje të institucioneve vendore ndërkombëtare, duke filluar nga granti i performancës për çdo vit japin në projektin Demos, prapë kemi qenë përfitues në një vlerë 1 milionë e 840 mije euro,” tha Ahmeti.
Kryetari Ahmeti thotë se është investuar në nevoja elementare në çdo fshat të komunës së Lipjanit dhe se ndryshimet për të mirë janë të dukshme.
“Nëse e marrim panoramën se si ka qenë Lipjani dhe lokalitetet tona në atë periudhë pamja ka ndryshuar me të madhe. Nuk kemi më fshatra pa ndriçim publik, shumë pak. Rrugët kryesore të çdo fshati janë asfaltuar, në atë kohë nuk kanë qenë. Kemi hyrë në rrugica të çdo familjeve. Nëse e bëjmë këtë krahasim, ka një ndryshim të jashtëzakonshëm: shtretërit e lumenjve, shtëpitë e shëndetit apo QKMF-të në terren, kemi intervenuar në të gjitha duke i rirregulluar. Këtë vit që po e lëmë pas, kemi ndërtuar edhe shkollën e re në Ribar të Madh ose kemi intervenuar në shkolla, ose kemi bërë shkolla te reja. Nuk kemi shkolla që kanë stufa. Në atë kohë kanë qenë me stufa. Kemi pasur ambient tjetër, për shembull në Magurë, si ka qenë dhe si është, ndryshimi është shumë i madh,” tha Ahmeti.
Kryetari i Lipjanit, derisa ka shpalosur projekte e realizuara dhe ato në proces për këtë komunë, thotë se mbështetja e qeverisjes në nivel qendror ka munguar, krejt kjo sipas tij mbi baza partiake.
“Ne nuk kemi pasur ndonjë investim nga ministritë apo qeveria. Kemi punuar me mjetet tona dhe grantin që i takon, por jo me mjetet për projekte kapitale, dhe vitin që vjen nuk jemi përfitues asnjë projekt. Neve qeveria na ka penalizuar, nuk na ka ndihmuar as në vitin që po e lëmë pas, e as në të ardhmen, por falë qytetarëve të Lipjanit jemi komuna që kemi të hyrat vetanake, mbi 134% e kemi kaluar përqindjen pa donacione. Është bërë mbi baza politike dhe kjo është e dukshme. Ne nuk mund të kamuflojmë veprimin që ka ndodhur në qeveri dhe jo vetëm këtë vit është e dukshme animi ose mbështetja vetëm e komunave përfituese, por është e padrejtë ndaj qytetarëve dhe jo ndaj neve personalisht si kryesues që udhëheqim këto komuna”, tha Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake