Ahmeti: Nga nesër fillon linja e rregullt e transportit publik Prishtinë-Aeroport-Prishtinë, bileta 3 euro

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se që nga nesër do të fillojë linja e rregullt e transportit publik Prishtinë-Aeroport-Prishtinë.
Ahmeti në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 të mëngjesit. Ai ka thënë se çmimi i biletës do të jetë 3 euro.
Postimi i plotë i Ahmetit:"Lajm i mirë! Prej nesër (1 maj) fillon linja e rregullt e Transportit Publik Prishtinë - Aeroport - Prishtinë. Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro. Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë", ka shkruar në facebook, Shpend Ahmeti./Telegrafi/
















































