Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, konsideron se modeli aktual me gjashtë njësi zgjedhore është më i përshtatshëm se modeli me një njësi zgjedhore.
Sipas Ahmetit, ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe njësive zgjedhore kërkon një konsensus dhe harmonizim më të gjerë me të gjithë faktorët politikë në vend dhe kjo çështje duhet të diskutohet në Kuvend.
Kështu ka thënë njeriu i parë i BDI-së në takimin që ka pasur sot me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Jose Luis Lozano Garcia.
Në takim të dy diskutuan gjithashtu për mosmarrëveshjen me Bullgarinë, si dhe për vettingun e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ahmeti dhe Garcia konstatuan se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për momentin sepse vendi po ecën përpara dhe se procesi integrues nuk duhet të bllokohet dhe zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve me vendet fqinje është pozitive për Republikën e Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në familjen e madhe evropiane.
Gjatë bisedës Ahmeti e informoi ambasadorin spanjoll Garcia për dinamikën e re të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, vizitat në Shkup dhe Sofje, vendosjen e dialogut dhe planit të veprimit të grupeve punuese dhe vullnetin e mirë politik për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe të pranuara nga të dyja palët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë