LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ka pasur shumë kundërshtarë (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në panel diskutimin për shënimin e 17-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit “Rruga në Bruksel, përmes Ohrit”, tha se ka pasur shtete që kanë qenë kundër stabilitetit të Maqedonisë dhe kundërshtarë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai tha se me integrimet e Maqedonisë në organizatat euroatlantike, Evropa do të bëhet më e fortë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja e Ohrit ka pasur shumë kundërshtarë, që nuk kanë dashur kjo marrëveshje të realizohet dhe materializohet. Ka pasur edhe shtet që kanë dashur që vendi jonë të mos shkojë përpara, por forcat progresive kanë fituar. Nuk ishte e lehtë. Kemi nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë, me Greqinë. Kemi edhe hapin e fundit për referendumit dhe është moment që duhet ta mbështesim të gjithë. Pasi paqja dhe stabiliteti janë për të gjithë. Unë nuk mendoj se duhet të shkohet në drejtim që referendumi mos të ketë sukses. Ne do të angazhohemi me gjitha kapacitet që niveli i organizimit të jetë sa më i madh”, tha mes tjerash Ahmeti.


Përndryshe, në këtë panel diskutimi pjesëmarrës është edhe kryeministri Zoran Zaev dhe funksionarë tjerë shtetërorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori