Ahmeti: Komuna është e qytetarëve

Ahmeti pas betimit është zotuar se do të punoj; për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Prishtinës.
Ai ka përmendur disa kategori sipas të cilit tashmë një kohë janë harruar nga institucionet e Kosovës.
Ahmeti ka cituar një fjali të Mahatma Gandhi, sipas të cilit mënyra më e mirë për të gjetur vetën është të humbësh në shërbimin e të tjerëve.
Ai ka përsëritur disa herë se shërbimi publik, shërbimi për qytetarët është ndër mënyrat më të mira për ta gjetur veten.
Kryetari i cili sapo ka marr detyrën e re, ka vlerësuar se e përbashkëta i takon të gjithëve, i takon çdo qytetari të Prishtinës, e çdo qytetari të shtetit tonë.
Ahmeti ka thënë se jo vetëm se parat dhe buxheti janë të taksapaguesve dhe se sovrani i një republike është ai që merr vendime përfundimtare.
Kryetari i Prishtinës ka premtuar qytetarëve të kryeqytetit se ai do të jetë në shërbim të tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, më besnike dhe më të përgjegjshme të mundshme.
“Ne duhet të punojmë për pensionistët, për këtë shtresë të harruar në shoqërinë tonë... Duhet të punojmë për vajzën dhe gruan në komunën tonë dhe në shtetin tonë, për shkak se diskriminimi ndaj vajzës dhe gruas janë ndër problemet kryesore që kemi ne si shoqëri. Duhet të punojmë për rininë e cila po bredh rrugëve dhe po kërkon fatin e tyre në shtetet e Evropës, shumë shpesh edhe duke kaluar ilegalisht. Në fund duhet të punojmë për të gjithë ata që sot jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale”, ka thënë ai.
Ahmeti u ka thënë punëtorëve të administratës së Prishtinës, se ata të cilët kanë punuar nuk kanë nevojë t’i frikësohen ndryshimit.
Pas ceremonisë së betimit, Shpend Ahmeti ka realizuar një takim me tashmë ish kryetarin, Isa Mustafaku është bërë pranim - dorëzimi i detyrës. /KP/Telegrafi/
U betua Shpend Ahmeti
Shpend Ahmeti, edhe zyrtarisht është bërë kryetar i Komunës së Prishtinës, të enjten, në mbledhjen solemne të KK-së, mbajtur në objektin e komunës së vjetër.
“Unë, Shpend Ahmeti, betohem që do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës së Prishtinës, me nder besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje, në pajtim më ligjin në mënyrë që të siguroj kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Betohem”, ka dhënë Ahmeti betimin solemn para 51 këshilltarëve komunalë, ashtu siç e parasheh Ligji për qeverisjen lokale, ku mungonte kryetari i deritashëm, Isa Mustafa. Por, ata dy takohen, sepse bëhet pranim-dorëzimi i detyrës.
Mbrapa kryetari të ri qëndronte flamuri kombëtar. Por, në sallë ka qenë i vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës.
Kjo mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës, ka filluar në orën 10:00.
Sipas rregullave të caktuara ligjore, mbledhja fillimisht është drejtuar nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, që kësaj radhe ishte Akademik Feti Mehdiu nga Partia e Drejtësisë.
Ahmeti ka thënë se emrat e drejtorëve të rinj do t’i bëjë të ditur një ditë pas betimit të tij, më 27 dhjetor.
Ai është zotuar se do të punojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës, duke përmendur pensionistët, rininë, rastet sociale e të tjera. Ndërsa, ka shtuar se prioritet i tij është zbatimi dhe sundimi i ligjit. Ndërsa, punëtorëve të administratës së Prishtinës u ka thënë se nuk kanë nevojë t’ju frikësohen ndryshimeve dhe se do ta vazhdojnë punën normalisht. /Zëri/Koha/Telegrafi/

















































