LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Hapja e kufirit është çështje teknike

Ahmeti: Hapja e kufirit është çështje teknike

Ndërtimi i pikës kufitare Bellanoc-Stançiç ka përfunduar, por e njëjta ende nuk po hapet për qytetarët.

Punë të kryer e konsideron edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe se tani gjithçka varet nga komunikimi mes Prishtinës, Shkupit dhe përfaqësuesve të BE-së.

“Janë çështje teknike, nuk ka asnjë problem tjetër”, tha Ahmeti për “Tv21”.


Tre javë më parë zëvendëskryeministri Bujar Osmani i tha se pika kufitare do të hapet në një datë simbolike për shqiptarët.

“Do të hapet në një ditë simbolike për popullin shqiptar. Do të ju tregojmë së shpejti”, deklaroi Bujar Osmani.

Tani thotë se kur ka folur për këtë, nuk e ka pasur fjalën për festën e pavarësisë, ndërsa sipas tij pengesat qëndrojnë tek pala kosovare.

“Unë nuk e kam përmendur 28 nëntorin. Ne jemi gati sot me nis, por policia kosovare kërkon edhe pak ditë që të organizohet. Vetëm interneti u mungon atyre”, theksoi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër.

Ministria e Brendshme e Kosovës, pa treguar hollësi, konfirmon se punimet ende s’kanë përfunduar.

“Ende nuk kanë përfunduar punimet për këtë pikë kufitare. Në momentin që të jetë gati do të njoftoheni për kohën e hapjes”, thonë nga MPB e Kosovës.

Opozitarja Aleanca për Shqiptarët i pati dhënë ultimatum qeverisë se nëse deri më 28 nëntor nuk hapet pikëkalimi, do të marshonin dhe kalonin kufirin bashkë me banorët.

“Paralajmërojmë se më datë 28 nëntor në rast se nuk bëhet hapja, do të organizojmë marsh simbolik për kalimin e kufirit”, u shpreh Shefik Duraku nga Aleanca për Shqiptarët.

Marshi nga ASH sot nuk u organizua. Nga kjo parti thonë se për shkak të tërmetit në Shqipëri i kanë anuluar të gjitha aktivitetet e parapara./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori