Sot, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mbajti tubim me gra dhe vajza të kësaj komune, ku u prezantuan kandidatet tona për Kuvendin Komula si dhe u diskutuan ccështjet që ndërlidhen me qeverisjen dhe barazinë gjinore.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti theksoi se solidariteti gjinor është më se i nevojshëm, dhe vetëm në atë formë mund të themi që ka barazi mes grave dhe vajzave.
“Nga përvoja në Komunë të Prishtinës kemi parë që edhe më tutje ka shumë diskriminim në çështjen e pronësisë. Burri dhe gruaja, nëse e kanë një pronë të përbashkët, duhet ta regjistrojnë si të tillë, si të përbashkët. Me keqardhje më duhet të them që brenda një viti, në tërë Prishtinën, kanë qenë vetëm rreth 60 aplikime për ta regjistruar pronën si të përbashkët. Edhe tek çështja e trashëgimisë, vazhdon që prona t’iu ndahet vetëm djemve. Pa fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave, vështirë që mund të dalim nga ky cikël”, theksoi Ahmeti.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, tha se është shumë me rëndësi që ta bëjmë barazinë në fillim, ashtu që të mund të kemi rezultate të barabarta në fund.
“E dimë që në shoqërinë tonë bëhet problematik angazhimi i grave, posaçërisht në mosha të caktuara, për shkak të barrës që iu mbetet atyre për kujdesin ndaj shtëpisë dhe të tjerëve në familje. Nuk mund të ketë barazi në finale, kur nuk ka barazi paraprakisht. Gratë dhe vajzat që punojnë, e kanë orarin e njëjtë të punës me burrat dhe djemtë, mirëpo kur kthehen në shtëpi e kanë edhe një orar shtesë me punët e shtëpisë. Kjo pabarazi në fillim, ua pamundëson atyre që të jenë të barabartë me burrat në rezultatin përfundimtar”, tha ndër të tjera Dërguti.
Në emër të kandidateve tona për Kuvend Komunal të Prishtinës, foli Visare Gorani-Gashi. Ajo tha se shumica e votuesve të Vetëvendosjes janë gra dhe vajza, gjë që tregon se Lëvizja jonë nuk është thjeshtë lëvizje politike, por është edhe lëvizje emancipuese.
“Të gjithë ne kemi nevojë dhe dëshirë të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe të jetojmë me dinjitet në qytetin tonë. Prishtina është kryeqyteti politik, administrativ, universitar, ekonomik e kulturor i Republikës tonë. Në 13 vite të pasluftës, ne pamë e çka nuk pamë; matrapazllëqe nga më të ndytat, dhe pritëm që zhvatësit do të ngopeshin një ditë. Por ndodhi e kundërta. U ngopëm ne me sjelljet e tyre, dhe cliruam veten për të bërë ndryshimin”, tha kandidatja Vizare Gorani-Gashi.
Përgjatë këtij tubimi i bë thirrje që të votohen sa më shumë gratë dhe vajzat e listës sonë, të cilat janë të profesioneve të ndryshme, dhe kontributi i tyre është i domosdoshëm në realizimin sa më të lehtë të 100 zotimeve tona për mandatin e radhës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
Batutat e Kurtit për Prizrenin përballë kritikave të opozitës, reagon edhe dega e LVV-së
Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të përfundojë në Arabi së shpejti
Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet