Gazetari Arben Ahmeti Limaj ka sqaruar të premten lidhur me deklaratat e ish-ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj i cili ka thënë se para tetë viteve i ka thënë një gazetari se akuza kundër tij është montazh.
Limaj në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka thënë se emrat e këtyre personave që kanë montuar rastin ndaj tij, i janë dorëzuar prokurorisë e madje edhe kanë qenë të publikuar në media para tri viteve.
Lexoni të plotë shkrimin e Ahmetit:
“Fatmir Limaj ka aluduar në mua dje kur gjatë intervistës tek kolegu Fidan Rama ka folur për takimin me gazetarin, autor i shkrimit të parë kundër tij në rastin MTPT.
Limaj ka kërkuar që nëse i kujtohet gazetarit, të tregojë se çfarë është folur në takimin mes tij dhe gazetarit në ditën kur kishte dalë artikulli.
Natyrisht se më kujtohet secili detaj i atij takimi. Ishte dita kur në ballinën e gazetës Koha Ditore, ku punoja, u publikua shkrimi “Ministri nën hetime – ndërkombëtarët kërkojnë shkarkimin”. Unë isha autori.
Kishim informacione se ish-shefi i ICO-s, Pieter Feith, i kishte kërkuar Thaçit largimin e Limajt, pasi Thaçit i ishte dorëzuar një dosje me sms që e infiltronin Limajn dhe kabinetin e tij në kurdisje të tenderëve.
Ironia është se ajo dosje ka mbetur dëshmia më e madhe dhe e vetme e prokurorisë pas shtatë vjet hetimi. Ekspertiza ka konstatuar se sms-të ishin manipuluar. 7 vjet hetime për disa sms të manipuluar në disa faqe A4.
Shuma e përgjithshme e tenderëve që ishin kurdisur sipas hetuesve ishte 80 milionë euro. Në fakt, 80 milionë euro ishte shuma e gjithë tenderëve që po hetoheshin nga EULEX, por natyrisht se nuk dyshohej se ishin vjedhur aq. Unë në asnjë shkrim asnjëherë nuk kam pretenduar se ka informata se janë vjedhur 80 milionë euro. Njerëz të tjerë pastaj, e edhe media që pretendonin se po e mbronin Limajn ia interpretuan të 80 milionë eurot si para që i kishte përvetësuar. Sidoqoftë kjo tash ka pak rëndësi. Ajo çfarë dua të them është se takimi me Limajn ishte me emocione të përziera.
Qeveria Thaçi 1 pos shpalljes së pavarësisë po bënte diçka që nuk e kishin bërë qeveritë paraprake LDK-AAK. Derisa po e degradonte legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit, ishte fakt se në terren ajo po punonte.
I kishte nxjerrë bagerat në rrugë dhe e kishte dërguar asfaltin në lagje e fshatra që as e kishin ëndërruar një gjë të tillë. Në krye të kësaj pune ishte Limaj. Në fakt, ai shtroi aq shumë asfalt dhe e bëri ëndërr të realizueshme atë, saqë ende te ne shteti përjetohet si asfalt. Edhe tek Zyra e Ankesave në mëngjes, kërkesa më e shpeshtë është për asfalt.
Nuk ndjehesha mirë që ky artikull do ta rrënonte ministrin e asfaltit ose Çelikun, komandantin e afërt dhe shumë të njohur për ne që jemi nga ana e Prizrenit. Por unë i kisha faktet (sms-të) dhe e dija ngjarjen që intimisht ma kishte rrëfyer edhe vetë Pieter Feith.
Derisa e prita të jetë nervoz, në fakt Limaj ishte tepër i qetë. As edhe një përpjekje nuk bëri që të kuptojë burimet e mia. Krejt çfarë më pyeti ishte nëse dua t’i them apo tregoj diçka më shumë sesa ajo që kishte dalë në gazetë. I thash që kam shumë për të shkruar, sepse situata është e rëndë, sepse nuk ka prokuror në EULEX që nuk po flet për të. Më pati thënë tekstualisht:
‘Këqyre Ben, ke me shkru shumë. Ke me ni shumë. Se di a shkojnë dy a tri a dhjetë vjet, ama të jesh i bindur se ka me ardh dita kur unë e ti kemi me pi kafe. Kemi mu këqyrë në sy edhe ke me e kuptu që krejt kjo asht e montume’.
Shtatë vjet pas, unë nuk kam çka të shtoj, pos ta ftoj Fatmirin në kafe. Normal që paguan ai”. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1971756616184417/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dimitriska-Koçoska në Budapest: Investimet në fokus të Qeverisë, përkrahja hungareze është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës