LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: BDI çdoherë do të angazhohet për të zbatuar reformat urgjente

Ahmeti: BDI çdoherë do të angazhohet për të zbatuar reformat urgjente

Sot në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte i ftuar nga ambasadori Evropian Aivo Orav në takim pune me të gjithë Ambasadoret e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Maqedoni.

Si që lajmërojnë nga kabineti i Ahmetit, ai vlerësoi që roli i komunitetit ndërkombëtar në arritjen e marrëveshjes së Shkupit ka qenë vendimtar ndërsa elementet thelbësore nga kjo marrëveshja, që vë krizën në binare të zgjedhjes, tashmë janë zbatuar.

“BDI do të angazhohet për vijim të dialogut dhe zbatim të reformave urgjente edhe pas zgjedhjeve. Ai theksoi që mbarëvajtja e zgjedhjeve të 5 qershorit do të mundësojë fillimin e përfundimit të krizës politike në vend, por paraqet edhe parakusht për rivendosje të prioriteteve tona shtetërore mbi agjendën euro-atlantike. prioritet e BDI-së do të përqendrohen në rivendosjen e stabilitetit dhe sigurisë, zgjidhjen e çështjeve me fqinjët të cilat e pengojnë integrimin në NATO dhe BE, marrëdhëniet ndëretnike, zbatimin e reformave prioritare, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale, etj. ” ka thënë Ahmeti, njoftojnë nga shërbimi për informim i BDI-së.


Si që lajmërojnë nga kabineti i Ahmetit, ai dhe ambasadorët diskutuan edhe për rëndësinë e madhe të marrëdhënieve ndëretnike, keqpërdorimin e simboleve fetare për qëllime politike si dhe për distribuimin dhe publikimin e paligjshëm të materialeve të përgjuara me ç’rast u kërkua përgjegjësi penale për keqpërdoruesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori