Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti po akuzon Qeverinë për ndërprerjen e projekteve në këtë komunë. Ahmeti thotë se për shumë projekt buxheti ka qenë i ndarë, por që ato janë ndërprerë.
Sipas tij, edhe për kundër deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj se projektet në komuna po zhvillohen me shumë dinamikë, kjo nuk po ndodh edhe në komunë që ky udhëheq.
I pari i Lipjanit që vjen nga LDK-ja, thotë subjekti politik që i përkasin ministritë e tanishme mund të jenë ndër arsyet që komuna e Lipjanit është lënë anash dhe asnjë projekt nuk është duke u zbatuar dhe implementuar nga Qeveria.
Ahmeti ka një shkresë nga Ministri i Infrastrukturës që këto projekte nuk do të zhvillohen me arsyetimin se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare.
“Unë po dëgjoj prej kryeministrit që është shumë dinamik, por në Lipjan nuk ka kurrfarë dinamike. Praktikisht të gjitha projektet që janë të Qeverisë janë ndërprerë dhe nuk po zhvillohen, është rreth-rrotullimi tek udhëkryqi i Banullës që është shumë i domosdoshëm dhe është kontratë e lidhur dhe tani nuk po mund të zhvillohet”.
“…e kemi rrugën Magure-Lipjan një rrugë e filluar vitin e kaluar tani është një mënyrë e tmerrshme ku po punohet nuk ka asnjë lloj përgjegjësie dhe qytetarët e akuzojnë komunën, por është rrugë që është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës”, tha Ahmeti, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu, Ahmeti tha ministritë nuk po respektojnë memorandumet e më hershme të nënshkruara nga ministritë e qeverisjes së kaluar.
“Në stadiumin e Lipjanit kemi pasur një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar me ministrin e më hershëm të Ministrisë së Sportit dhe tani nuk zhvillohet ai projekt vetë ministritë nuk po respektojnë memorandumet e më hershme të ministrive përkatëse dhe nuk i zhvillojnë projektet në terren”.
“…më e keqja është se janë të buxhetuara në buxhet dhe ky buxhet është në fuqi, por që projektet në terren nuk po zhvillohen, prandaj në Lipjan nuk ka kurrfarë dinamike prej Qeverisë”.
Sipas Ahmetit, investimet të cilat janë ndërprerë në këtë komunë po shkojnë në komunat e tjera, raporton EO.
“Janë një varg projektesh të buxhetuara në buxhetin e shtetit dhe të aprovuara në parlament, por të cilat nuk zhvillohen. Investimet shkojnë dikah tjetër në dy komuna tjera dhe Lipjanin e ka lënë në një gjendje që e ka filluar dhe ka mbetur i tillë”, tha Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja