LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj: Rezultati përfundimtar për kryetar komunash në fillim të javës së ardhshme 

Ahmetaj: Rezultati përfundimtar për kryetar komunash në fillim të javës së ardhshme 

Procesi i pranimit të materialit të ndjeshëm do të përmbyllet gjatë ditës së sotme dhe brenda afatit të planifikuar.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj.

Ahmetaj theksoi se procesi i pranimi i materialit të ndjeshëm është duke shkuar në mënyrë të rregullt dhe të qetë.


Rezultatet në të gjitha komunat e Kosovës
Lexo po ashtu Rezultatet në të gjitha komunat e Kosovës

“Jemi në proces dhe besoj që sot do të përmbyllet procesi i pranimit të materialit të ndjeshëm. Procesi është duke shkuar mirë, dhe jemi brenda afateve të planifikuara por në të njëjtën kohë jemi edhe duke i procesuar  të dhënat, kështu që procesi është duke rrjedh normalisht. Parregullsi nuk ka shumë të mëdha”, u shpreh ai.

Ahmetaj tha po ashtu se në fund të javës do të fillojnë numërimin e votave me kusht dhe me post, pasi numërimi i votave të rregullta sipas tij është bërë nëpër vendvotime.

“Faktikisht numërimi i fletëvotimeve të rregullta është bërë  nëpër vendvotime, ndërsa në fund të javës do të fillojmë numërimin e votave me kusht dhe nga fillimi i javës së ardhshme t’i kemi rezultatet për kryetarë të komunave, ku më pas do të dihet se cila komunë do të shkojë në balotazh”, tregoi tutje ai.

E sa i përket rezultateve për kuvende komunale Ahmetaj tha se ato marrin më shumë kohë pasi numri i kandidatëve është më i madh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori