Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë numëruar 43 për qind e vendvotimeve, të cilat me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) u urdhëruan të shkojnë në rinumërim.
Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj ka mohuar edhe akuzat për manipulime të hedhura nga analistë politikë pas vendimit që të rinumërohen vetëm 1,428 vendvotime nga 1,472, sa ishte marrë vendim nga PZAP.
Ahmetaj ka thënë se deri pasditen e sotme janë rinumëruar 605 vendvotime.
Sipas tij me këtë dinamikë të punës u duhen edhe 7 deri në 8 ditë për të përfunduar procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve.
“Deri në këto momente kur po flasim janë rinumëruar 605 vendvotime prej tyre në përqindje janë 43 për qind e vendvotimeve. Gjatë ditës së sotme me ndërrimin e parë kemi vendvotime të cilat do të rinumërohen dhe ndërrimin e dytë do vazhdojmë sepse kemi përparim në aspektin e procesit të rinumërimit… Përderisa jemi në ditën e gjashtë dhe gjatë tërë ditës së sotme do kemi proces të rinumërimit deri në fund të ditës do mund të afrohemi deri 47 për qind konsiderojmë se që edhe pjesa tjetër e mbetur do të mund të përfundojë në afatin e njëjtë sikurse në këtë pjesën e parë të vendvotimeve. Do të na duhen të paktën edhe 7 ditë apo 8 deri në kompletim të këtij procesi”, tha Ahmetaj.
Ai tha se QNR ka kapacitete të mjaftueshme për të përfunduar me kohën e paraparë procesin e rinumërimit.
E lidhur me vendvotimet që me vendim të PZAP-së fillimisht u vendos që të rinumërohen 1,472 vendvotime e më pastaj u tha se do rinumërohen vetëm 1,428 të tilla, dyshime për manipulim nga ana e PZAP-së po hedh analisti politik, Ramush Tahiri.
Sipas tij, karshi vendimit të PZAP duhet të veprojnë institucionet përgjegjëse.
“Arsyetimin që e pash unë prej PZAP-it është i dyshimtë edhe duhet të veprojnë institucionet sepse thotë disa nga këto vendvotime vetëm janë rinumëruar. Atëherë shtrohet pyetja me çfarë të drejte ti i ke vlerësuar se duhet të rinumërohen, ku e ke gjetur gabimin nëse janë rinumëruar njëherë. Gjithashtu për disa shkruan numri gabim dhe nuk ekzistojnë si të tilla që të lenë për dyshim për një lloj manipulimi në PZAP për këto çështje, ndërsa zvogëlimi i numrit do shkaktoj pakënaqësi dhe ankesa”, tha Tahiri.
E lidhur me këtë çështje ka dhënë shpjegime koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, sipas të cilit vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nuk ka vend për dyshim.
“Nuk mund të them se është vendim i dyshimtë në listën të cilën e ka siguruar PZAP figurojnë 1,470 vendvotime, mirëpo Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas krahasimit në numër të vendvotimeve që janë zyrtare të miratohen nga KQZ rezulton se prej tyre 38 vendvotime janë shënuar dy herë kemi duplifikim të vendvotimeve ndoshta jo për fajin e PZAP-së por edhe për fajin e ankuesit, 18 vendvotime janë rinumëruar më herët me vendim të KQZ-së dhe 6 vendvotime kanë qenë të paqarta”, tha Ahmetaj.
Kujtojmë që pas ankesave të subjekteve politike të pranuara nga PZAP pas publikimit të rezultateve përfundimtare të KQZ-së lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ky institucion mori vendim që të rinumërohen 1,472 vendvotime, e që më pastaj u vendos të rinumërohen prej tyre vetëm 1,428, pasi është vlerësuar se 44 vendvotime duhet të largohen nga rinumërimi është shkak se ato janë rinumëruar gjatë procesit të rinumërimit të mëhershëm./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht