Ahmed Januzi largohet nga Vorskla
Ish-sulmuesi i Kosovës së Vushtrrisë në dy vitet e fundit është përballur me lëndime të shumta.
Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit. “Klubi nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me Ahmed Januzin. Ne e falënderojmë për kontributin e dhënë”, thuhet në një njoftim zyrtar të faqes së klubit.
Ndryshe, Januzi vite më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë. Januzi është 27-vjeçar.
Pjesë e Vorsklas është edhe Armend Dallku, njëkohësisht edhe kapiten i kësaj skuadre. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































