Sulmuesi i njohur Ahmed Januzi ishte padyshim afrimi më i madh i Dukagjinit në afatin kalimtar veror.
Pas një sezoni me rënie dhe ngritje, ku rol të madh kishin edhe lëndimet, ai ka filluar të gjejë formën.
Në ndeshjen e sotme ndaj Llapit, ai ishte më meritori në fitoren e madhe të marr në Podujevë.
Sulmuesi fillimisht hapi ndeshjen në minutën e 9-të duke shënuar një super gol me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.
Ai shënoi edhe golin e dytë në ndeshje në minutën e 71-të, duke i ikur gracës së pozitës jashtë loje, për të kaluar portierin dhe për të shënuar për 2-0.
Me dy golat e sotëm, Januzi shkon në kuotën e gjashtë golave sezonal në kampionat.
Dukagjini me këtë fitore i afrohet Prishtinës dhe Drenicës, pasi aktualisht kanë 29 pikë, tri më pakë se dy skuadrat e lartcekura. /Telegrafi/