Poezi nga: Miguel de Unamuno (1864-1936)
Përktheu: Aurel Plasari
Në qytezat e përgjumura provinciale
gjithnjë e gjen –
të mbytur në trishtim,
me sy të palëvizur –
atë që, po të kish ikur …
Rrugëve të shkreta çapitet duke ëndërritur
se çfarë mund të ish bërë:
një ish-i ardhshëm,
një shpresë e fikur.
Por dashuria për vendlindjen,
thirrja e gjakut,
lidhjet e familjes,
ëndjet e prehjes mbas dreke
e sidomos jeta me çdo të papritur
ose, që ta themi hapur, kur s’ta mban xhepi …
Fati është i verbër.
Ah, po të kish ikur!
Por vallë përse? Seç marrëzi!
Më mirë kështu:
i çliruar nga zhgënjimi,
i lirë për të ëndërritur – e drejtë e shenjtë! –
se çfarë mund të ish bërë.
Dhe rrugëve shkon, melankolik,
duke kthyer përshëndetje
e duke parë në ëndërr veten
si një të dytë.
Ndërsa në udhë e sipër veshi
i kap ca pëshpërima:
“Sa gjynah!
Po të kish ikur me kohë në Madrid,
tani do të qe bërë ministër!
Është talent i lajthitur!”
Dhe zemra i gufohet nga gëzimi
Më fort se zemra e një ministri.
Ah, po të kish ikur!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

A janë të gjitha pikturat politike?

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?
Taksa osmane e xhizjes (kokës) - shembuj nga defteri i Gjakovës së vitit 1750

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës