AH! LULEDIELLI!

Poezi nga: William Blake Përktheu: Alfred Kola
Ah! Luledìell, e lodhur ditë natë,
Që numëron çapitjet e diellit,
Rrekesh pas klimës së ëmbël të artë
Ku udhëtari sos rrugën e dherit;
Ku nga dëshira, i riu përthahet,
Dhe virgjëresha, me qefìn nën borë,
Fort dëshirojnë të çohen nga varret,
Ku luledielli im lutet të shkojë!
Nga
Telegrafi
14/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































