LAJMI I FUNDIT:

Aguero njofton se do të jetë trajner në Kupën e Botës “Katar 2022”

Aguero njofton se do të jetë trajner në Kupën e Botës “Katar 2022”

Sergio Aguero ka njoftuar se do të shkojë në Kupën e Botës “Katar 2022”, ndërsa përgatitet të bashkohet me stafin stërvitor të Argjentinës.

Në tetor, gjatë një përplasjeje në La Liga kundër Alavesit, ish-sulmuesi i Barcelonës, Aguero kishte vështirësi për të marrë frymë gjatë lojës dhe u dërgua në një ambulancë.

Kjo fatkeqësisht doli të ishte ndeshja e tij e fundit në futbollin profesionist.


Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero është detyruar të largohet nga fusha pas problemeve me frymëmarrje
Lexo po ashtu Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero është detyruar të largohet nga fusha pas problemeve me frymëmarrje

Dy muaj më vonë, pasi u diagnostikua me aritmi në zemër, 33-vjeçari njoftoi në një konferencë për mediat, ku konfirmoi tërheqjen nga loja.

“Shëndeti im është i pari. Stafi mjekësor më ka thënë se është më mirë të ndaloj së luajturi dhe kështu tani po largohem nga Barcelona dhe do të tërhiqem nga futbolli profesionist”, tha mes lotësh Aguero.

Tani, pas disa muajsh larg futbollit, lojtari i huaj me më shumë gola në histori të Ligës Premier po planifikon të luajë një rol trajneri për kombëtaren e Argjentinës.

Zyrtare: Aguero me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli
Lexo po ashtu Zyrtare: Aguero me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli

Në fakt, Aguero ka zbuluar së fundmi se ai ka folur tashmë me trajnerin Lionel Scaloni dhe presidentin Claudio Tapia për të bërë lëvizjen përpara Kupës së Botës që zhvillohet në dimër në Katar.

“Po shkoj në Kupën e Botës në Katar. Ne do të kemi një takim këtë javë. Unë dua te jem atje”, ka thënë fillimisht Aguero për Radio 10.

“Ideja është që unë të inkorporohem në stafin e trajnerëve. Kam folur me menaxherin Lionel Scaloni dhe presidentin Claudio Tapia”, përfundoi ish-sulmuesi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori