LAJMI I FUNDIT:

Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Zyra e Kryeministrit njofton se emërimi i Llugaliut është bërë përmes konkursit.

“Emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/