Trajneri Gianni De Biasi është duke bërë përgatitjet e fundit për takimin që do të luhet nesër kundër Lihtenshteinit.
Trajneri italian duket se e ka fiksuar tashmë edhe formacionin me të cilin do të startojë këtë përballje, ndërsa surpriza në 11-shen titullare pritet të jetë Naser Aliji.
Mbrojtësi i Kaiserslautern në Bundesliga 2 do të marrë vendin e Ansi Agollit.
Një gjë e tillë do të thotë se kapiteni kundër Lihtenshteinit do të jetë Mërgim Mavraj, newsport.al.
Nuk dihet ende arsyeja e uljes në stol të Ansi Agollit nga ana e trajnerit De Biazi, ndërsa duket se italiani ka menduar të lërë pushim kapitenin, në mënyrë që mbrojtësi i majtë të mos shpenzojë energji ndaj Lihtenshteinit, pasi mund t’i duhet i freskët në takimin kundër Spanjës.