Vasha vuthjane Agnesa Vuthaj as që ka menduar ndonjëherë se bukuria e saj do të zyrtarizohet dhe të bëhet publike, madje duke u ngritur në fronin e më të bukurës në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe më larg. Ajo, megjithatë ka ëndërruar të bëhet e famshme dhe e respektuar nga të gjithë. Por, a është bukuria mallkim, apo fat, kjo është çështja? A ka privilegje e bukura dhe e ka pengesa për të bukurën. Çka është, në të vërtet bukuria dhe si duhet të menaxhohet ajo. Në këto dhe çështje të tjera ka folur miss Agnesa Vuthaj për "VIP Press". Vasha që të pushton me bukuri, pa kufi.
Agnesa, njiheni si missi më i merituar i Kosovës dhe i Shqipërisë. Thuhet se bukuria vazhdimisht triumfon. A ka triumfuar tek ju?
-Edhe tek unë ka triumfuar bukuria, por meritat e një missi nuk janë vetëm tek e bukura, ka shumë vlera që ndërthuren në kurorëzimin e një bukurie.
Si e kuptoni ju bukurinë, si pamje, apo si mençuri?
Bukuria ne rend të parë është pamja, dukja e jashtme por gjithmonë e kombinuar nga ajo që reflektohet nga brenda. Mençuria krahas bukurisë është ideali i paraqitjes së mirëfilltë të s bukures.
Nuk thuhet kot se të bukurës nuk i shihen të metat (eventuale)?
Bukuria vetëm në shikim të parë mund të mbuloj të metat e tjera, por edhe me fiton me përshtypjen e parë, do të thoja.
A e pranoni vlerësimin se, bukuria e mashkullit qëndron në mençurinë e tij, kurse mençuria e femrës në bukurinë e saj?
Pajtohem… megjithatë as tek femrat bukuria pa mençuri nuk mund të jetë e vlerësuar lartë, derisa tek meshkujt mençuria vlerësohet edhe kur bukuria mungon, madje vihet edhe më shumë në pah.
E keni provuar veten në politike, art dhe menaxhment. Ku ndiheni më komode?
Jam ndjerë mirë në politikë, por artin e kam pasion dhe më pëlqen të menaxhoj aktivitete artistike.
Keni mbaruar dy fakultete, a keni dilema se kush do të jetë vokacioni i juaj jetësor?
Ndërmjet Komunikimit Masiv dhe Shkencave politike, dy fakultete që i kam studiuar me shumë kënaqësi, secila nga këto profesione do të ishte ideale për mua, megjithatë karriera në fushën e bukurisë po më mban akoma peng… për momentin më shumë e shoh veten në art, prezantim, modë, menaxhim e organizime bukurie.
Ju shohim tek lëvizni në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Emiratet e Bashkuara?
Unë fillova karrierën në botën e bukurisë duke u kurorëzuar Miss Kosova, por titulli i ardhshëm Miss Albania ishte një rrugë e re dhe shumë e suksesshme për fillimin e karrierës time në Shqipëri dhe në botë. Pjesëmarrja ime në Miss World rezultoi me nënshkrimin e një kontrate pune si modele në Dubai dhe më vonë përmes meje ju dha shansi edhe modeleve tjera nga Kosova e Shqipëria të udhëtojnë për Dubai, për t’u prezantuar në ngjarjet më të rëndësishme të modës atje.
Cilat janë preokupimet tuaja aktuale?
Këto ditë do të jem në javën e modës në Dubai. Sapo të kthehem në Kosovë, me kompaninë time “Agnesa Vuthaj Association” do të fillojmë përgatitjet për organizimin e spektaklit “Miss Kosova 2009”. Gjithashtu jam duke punuar në idenë e realizimit të një projekti televiziv.
Po preokupimet në planin dashuror?
Edhepse dashuria nuk planifikohet, ndoshta 2009-ta do të jetë vit i rezultateve edhe në dashuri.
Kur iu bëhet kjo pyetje, shpesh nuk keni përgjigje, ose keni përgjigje lakonike, nuk jeni e drejtpërdrejtë?
Ka ndodhur kështu, sepse jeta ime dashurore ka qenë shumë e varfër në krahasim me karrierën time. Ndonëse kam qenë shumë me fat në zhvillimin e karrierës time, në sferën e dashurisë, nuk ka ndodhur e njëjta.
Kik boksieri Elvir Muriqi ka deklaruar se ka një lidhje emotive me ju. A ka diçka të vërtet, apo ndaj të bukurës të gjithë kanë pretendime?
Është e vërtetë që për të bukurën të gjithë kanë pretendime dhe rasti konkret ishte mënyra më dobët për të shprehur një pretendim të tillë. Mua me vjen keq që është përfolur aq shumë kjo temë, qoftë në media ashtu mes njerëzve derisa në atë deklaratë nuk ka pasur asgjë të vërtetë.
Megjithatë, një ditë dikujt do t”ia falësh zemrën dhe bukurinë, apo jo?
Sigurisht që po, do të vijë edhe ajo kohë.
Çfarë shihni në fillim te një mashkull?
Intelekti tek një mashkull më tërheq më shumë.
Çfarë do të doje që një mashkull të vlerësonte tek ti?
Do doja të vlerësonte karakterin tim, thjeshtë të më vlerëson për atë që jam.
Prej çfarë do të hiqnit dorë për dashurinë?
Nuk e shoh dashurinë si kusht, mendoj që krahas jetës sime private dhe karrierës sime, dashuria do të ishte vetëm një plus, një plotësim.
Jeni me prejardhje nga Vuthaj. A e vizitoni vendlindjen e të parëve tuaj dhe si ndjeheni atje?
Paraardhësit e familjes sime janë shpërngulur nga Vuthaj në Istog, vazhdojmë ta ruajmë mbiemrin për rreth 300 vite, edhe pse nuk kemi familje në Vuthaj. Me keqardhje e pranoj që nuk kam qenë asnjëherë për të vizituar vendin e origjinës sime, megjithatë dëshira është shumë e madhe për të realizuar një vizitë në Vuthaj, aq me tepër për të parë gjithë ato bukuri, për të cilat deri me tani vetëm kam dëgjuar.
Nga Vuthajt është edhe Emine Çunmulaj, duket se nga ai mjedis dalin shumë femra të bukura?
Ky është vetëm një fakt më shumë që dëshmon bukurinë e banorëve të asaj ane, megjithatë ai mjedis është i njohur edhe për njerëz të mençur dhe shumë akademik kanë origjinën nga Vuthaj
Thuhet se njeriu për nga natyra është pesimist dhe se pesimizmi është bërë pjesë e përditshmërisë së njeriut. A keni ju telashe me këtë kategori, apo edhe bukuroshet janë pesimiste?
Ne kosovarët jemi populli më optimist në botë. Unë nuk jam fare pesimiste, ndoshta edhe nga fakti që jeta më ka ecur mbarë, jam me fat që kam mundësi të realizoj atë çka dua, edhepse kërkesat e mia janë gjithmonë në proporcion me atë çfarë mund të arrij.
Ndoshta bëhen pesimiste kur t’ju mbarojë mosha dhe kur iu rikthehen kujtimeve?
Gjithçka në jetë ka kohën e vet, si momentet kulminante, poashtu edhe uljet…nuk mendoj që do të bëhem pesimiste as kur të plakem, besoj që të kaluarës do t’i rikthehem më ëndje
Si e mendoni dhe ku e mendoni Agnesën pas shtatëdhjetë vjetësh?
Shpresoj të jem akoma në jetë pas shtatëdhjetë vjetësh. Nëse po atëherë e shoh vetën të realizuar në shumë sfera, me një karrierë te bujshme prapa vetes, një familje te madhe dhe të shëndosh. Dëshira ime do të ishte të bëhem një motiv për gjeneratat në zhvillim.
Keni deklaruar se do te merreni edhe me çështje humane?
Unë qysh në moshë të re kam filluar të angazhohem për çështje humane, jam anëtarësuar në Kryqin e Kuq dhe kam marrë pjesë në shumë aktivitete të kësaj organizate, pastaj me OJQ jam angazhuar shumë në këtë aspekt, ndërkaq më vonë duke u kurorëzuar Miss dhe duke organizuar Miss Kosovën, mundësitë e mia për të ndihmuar njerëzit në nevojë janë rritur. Përveç aktiviteteve humanitare në Kosovë, kam qenë pjesë e shumë aktiviteteve humane edhe në vende tjera të botës.
Kështu veprojnë të gjithë Vipat pas përfundimit të karrierës?
Do të thoja që me aktivitete humane Vip-at merren edhe gjatë karrierës së tyre, ndoshta në përfundim të karrierës ke më shumë kohë për aktivitete të tilla, megjithatë mendoj që kurdoqoftë, këto aktivitetet janë të frytshme.
A e keni provuar veten në film dhe a keni dëshirë t’i hyni kësaj ‘sakrifice’?
Në film e kam provuar veten një herë, vitin e kaluar kam interpretuar në filmin shqiptar “Shkallët”, film që rezultoi shumë i suksesshëm duke u shpërblyer me çmime në festivale ndërkombëtare, si dhe në Shqipëri u vlerësua si filmi më i mirë i vitit 2008. Interpretimi im ishte një sfidë e re, përvojë shumë e bukur dhe qe do doja ta bëja prapë.
Cila është dhurata më e bukur që keni marrë?
Kam marrë shumë dhurata në jetë, secila nga ato ka veçanti, bukuri dhe vlerë për mua. Jam shumë mirënjohëse për dhuratat që marr dhe, poashtu, kam shumë dëshirë edhe të bëj dhurata. Bukuria më e madhe e dhuratave besoj qëndron në momentin e këmbimit të tyre “marrje – dhurim”.
Po më e sikletshmja?
Dhurata që vërtetë më ka bërë të ndjehem në siklet ishte një dhuratë shumë e çmueshme nga dërgues i panjohur që gjeta një mëngjes jashtë derës së banesës time.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës