AGK në mbështetje të kolegëve të televizionit News 24

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Përmbarimor ndërhynë për të liruar ambientet ku operojnë redaksitë e televizionit News24.
Veprimi u krye në zbatim të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka reaguar duke thënë se kjo është një goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve në informim.
"Solidaritet i plotë i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK me kolegët e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të punës nga një aksion i Policisë Shqiptare. Kjo është një goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve në informim", ka shkruar Rexha./Telegrafi/



















































