LAJMI I FUNDIT:

AGK: Kërcënimi ndaj Ermal Pandurit, shqetësues

AGK: Kërcënimi ndaj Ermal Pandurit, shqetësues

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me shqetësim ka marrë lajmin për kërcënimet në drejtim të gazetarit, njëherësh drejtuesit të RTV Dukagjinit, Ermal Panduri.

Panduri ka njoftuar se është duke u kërcënuar me jetë nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi përmes rrjetit social Facebook, ku ka postuar një koment ofendues dhe kërcënues në drejtim të tij.

“Ky djali po më kërcënon me jetë, po ma shan’ krejt familjen! Si ky janë shumë, por të mirët janë më shumë”, ka shkruar ndër të tjera Panduri.


Kërcënohet drejtori i RTV Dukagjini, Ermal Panduri
Lexo po ashtu Kërcënohet drejtori i RTV Dukagjini, Ermal Panduri

AGK thekson se kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes në rrjete sociale në drejtim të gazetarëve, janë duke u shpeshtuar dhe po bëhen çdo herë e më serioze.

“Për AGK-në janë të papranueshme kërcënimet dhe ofendimet që ka pranuar Panduri. Andaj, ftojmë organet kompetente që sa më parë të merren me rastin në mënyrë që kërcënuesit të dalin para drejtësisë”. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se kërcënimet e tilla e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë. AGK u bën thirrje kolegëve tanë që rastet e kërcënimeve t’i raportojnë në Policinë e Kosovës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori