AGK-ja dënon pengimin në punë të ekipit të Radio Gorazhdecit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar pengimin në punë që i është bërë gazetarit të Radio Gorazhdec (Gorazdevac), Damjan Portiq (Portić), i cili gjatë të martës, po raportonte nga fshirja e disa grafiteve në këtë fshat të komunës së Pejës.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se Portiqit i është kërkuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës që të mos filmonte procesin e fshirjes së këtyre grafiteve, duke i kërkuar të largohet, edhe pse ai ishte identifikuar si gazetar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilëson këtë sjellje të papranueshme dhe e fton Policinë e Kosovës që të mos pengojë gazetarët në kryerjen e punës së tyre për të informuar publikun. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































