LAJMI I FUNDIT:

AGK: Gazetarëve t’u krijohen kushtet e nevojshme për raportimet nga terreni

AGK: Gazetarëve t’u krijohen kushtet e nevojshme për raportimet nga terreni

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi për media thekson se raportimi për virusin Corona në këtë situatë të jashtëzakonshme është shumë delikat dhe jo i lehtë veçmas për kolegët gazetarë, të cilët çdo minutë janë të ekspozuar ndaj rrezikut potencial të infektimit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje pronarëve të medieve, të cilët deri më tani nuk e kanë bërë, që urgjentisht t’u krijohen kushtet e nevojshme kolegëve tanë, veçmas atyre që raportojnë nga terreni dhe janë në rrezik potencial për t’u infektuar.

“Aktualisht, ka shumë kolegë të cilët po e vazhdojnë punën pa mjetet elementare që mbrojnë shëndetin e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme siç janë: dorëzat, maskat dhe dezinfektuesit. Po ashtu, AGK kërkon nga përfaqësuesit institucionalë që adresimet e tyre t’i bëjnë në ambiente të përshtatshme ku sigurohen foltoret dhe distanca e nevojshme ndërmjet gazetarëve e zyrtarëve, e rekomanduar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, thuhet në reagim.


AGK përgëzon të gjithë kolegët gazetarë për raportimin e deritashëm rreth Pandemisë dhe inkurajon ata që të vazhdojnë raportimin profesional, por edhe të kujdesen në të njëjtën kohë për shëndetin e tyre.

“Është mision i vështirë, vetëm së bashku mund t’ia dalim!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori