LAJMI I FUNDIT:

AGK e shqetësuar me veprimin e policisë ndaj gazetares Yllka Ahmetxhekaj

AGK e shqetësuar me veprimin e policisë ndaj gazetares Yllka Ahmetxhekaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dje (5 maj 2020) ka pranuar me shqetësim ankesën e gazetares Yllka Ahmetxhekaj për pengimin gjatë detyrës zyrtare që i është shkaktuar nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Referuar ankesës së drejtuar në AGK, gazetarja e portalit ‘Periskopi’ është penguar gjatë hulumtimit rreth një rasti të karantinuar, edhe pse të intervistuarit kanë qenë të relaksuar në bisedë dhe nuk kanë shfaqur hezitim për bashkëbisedim. Përgjatë punës, ajo është telefonuar nga një person i cili është paraqitur si Polic i Njësisë së Hetimeve në Gjilan. Ky i fundit i ka thënë Ahmetxhekajt se ka kryer vepër penale dhe se do të pasojnë telefonata tjera ku puna e saj në rastin në fjalë do të shqyrtohet tutje.

Meqë një telefonatë e tillë është realizuar nga numri zyrtar i Njësisë së Hetimeve në Gjilan, AGK ka kontaktuar Policinë e Kosovës, duke pyetur se cili zyrtar policor ka penguar gazetaren Ahmetxhekaj në kryerjen e detyrës zyrtare, mbi çfarë të drejte ka kërkuar materialin mbi të cilin gazetarja është duke hetuar temën në fjalë dhe mbi çfarë baze gazetares në fjalë i është thënë se ka kryer vepër penale. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje rreth pyetjeve tona”, thuhet në njoftim.


AGK ka dëuar qasjet e tilla ndaj gazetarëve dhe ua rikujton zyrtarëve shtetëror se ata duhet të përmbahen nga sulmet verbale e presionet ndaj medieve.

AGK gjithashtu i bën thirrje institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe Policinë, që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të ndihmojnë ata në një raportim sa më të saktë dhe profesional. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori