Agjërimi pesë-ditor në muaj mund të luftojë kancerin dhe sëmundje tjera

Për mijëra vjet, njerizimi ka qenë në kërkim të mënyrave për të zgjatur jetën, e ndoshta edhe gjetjen e mënyrës për pavdekshmërinë
E ndonëse pavdekshmëria duket të jetë një qëllim shumë i largët, siç ka qenë gjithmonë, shkencëtarët kanë arritur progres të madh për sa i përket zgjatjes së jetës.
Mosha mesatare e vdekshmërisë së femrave në vendet e zhvilluara, nga 50 sa ka qenë, është rritur në 80 në 150 vjetët e fundit, mirëpo shkencëtarët thonë se kjo ka ardhur kryesisht për shkak të uljes së vdekshmërisë tek foshnjat.
Por, për një gjë të gjithë jemi të vetëdijshëm se për të pasur një jetë të mirë, të gjatë apo të shkurtër, duhet ulur kaloritë në ushqim. E për ta bërë këtë, shkencëtarët me sa duket kanë arritur në një përfundim.
Një studim i kryer nga shkencëtarë në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC) ka rezultuar se agjërimi pesë-ditor në muaj mund të luftojë kancerin dhe sëmundje tjera. Dhe kjo dietë, e quajtur FMD (Dieta Imituese e Agjërimit), duke luftuar sëmundjet, mund të zvogëlojë efektet e plakjes.
Hulumtuesit mendojnë se arsyeja përse kjo dietë funksionon është se ul nivelet e një hormoni specifik të rritjes, faktorin e rritjes, i ngjashëm me insulinën, IGF-1.
Shkencëtarët kanë studiuar njerëz që kanë kryesisht nivel të ulët të këtij hormoni të zhvillimit (të cilët kanë gjithashtu një formë të xhuxhizmit, por jo për shkak të nivelit të ulët të këtij hormoni) dhe kanë gjetur se ata kanë jashtëzakonisht shkallë të ulët të kancerit dhe diabetit, edhe nëse janë në mbipeshë apo obesë.
Ulja e hormonit të njëjtë të zhvillimit në minj ka krijuar miun më jetëgjatë në botë në laborator. Dhe studime tjera më të gjera në minj në lidhje me dietën e njëjtë që mund të ul këtë hormon ka treguar ndryshime edhe në performancën njohëse, një sistem më të fuqishëm imunitare dhe rreziqe më të ulëta ndaj kancerit. Nuk janë raportuar efekte negative anësore.
Ndonëse studimet fillestare të FMD-së, përfshi edhe një testim në njerëz, kanë qenë premtuese dhe kanë ulur nivelet IGF-1, nevojitet hulumtim shtesë për të treguar nëse është e sigurt dhe se modifikimi i hormoneve është me të vërtetë shkaktari i këtyre përfitimeve shëndetësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame