LAJMI I FUNDIT:

Agjenti që rrëzoi perandorinë e Escobarit – ky është rrëfimi rreth tij!

Agjenti që rrëzoi perandorinë e Escobarit – ky është rrëfimi rreth tij!

Agjenti Bob Mazur u dridh! Vite të tëra pune si agjent i maskuar brenda perandorisë së drogës së Pablo Escobar mund të zhdukeshin për shkak të një incidenti.

Regjistruesi i tij, i vendosur brenda një valixheje luksoze, kishte rënë gjatë një takimi me xhelatin e frikshëm, Rudy Armbrecht.

Nëse trafikanti do e shihte pajisjen, Bob do ishte një i vdekur. Çdo shenjë paniku do ishte fatale.


Teksa truri i ziente, Bob u përkul pak dhe e shtyu tutje regjistruesin.

“E dija se nëse do frikësohesha, këta kriminelë kanë shqisën e gjashtë, ata mund të nuhasin frikën”.

Ishte një nga episodet më të frikshme të pesë viteve të Bob brenda kartelit më të tmerrshëm të drogës në botë.

Bëhet fjalë për kartelin ‘Medelin’ të kolumbianit Pablo Escobar, që në kulmin e tij kishte një pasuri prej mbi 25 miliardë dollarë.

Ishin pikërisht pastruesit e parave që e bënin të mundur ekzistencën e kësaj perandorie, shkruan mapo.al.

Misioni i Bob ishte të kapte këta, duke u hequr si Bob Musella, një biznesmen i korruptuar me lidhje me mafian.

Historia e tij e pabesueshme është bërë film nga Hollivudi.

“I infiltruari” ka për aktor kryesor Bryan Cranston, në rolin e Bob.

Aty tregohet edhe incidenti në një hotel në Nju Jork, me Armbrecht, krimineli që drejtonte flotën e avionëve të drogës së Escobar.

Agjenti Bob inskenoi një dasmë, ku do të arrestoheshin të gjithë trafikantët e drogës.

Ai dhe ‘bashkëshortja’, agjentja e maskuar Kathy Ertz, ishin në qendër të operacionit ‘C-chase’- kodi për dasmën.

Gjatë ‘dasmës’ u arrestuan 85 persona të lidhur me kartelin e Medelinit.

Operacioni solli edhe rrëzimin e BCCI, bankës së shtatë private më të madhe në botë dhe dënimin e diktatorit panamez, gjeneral Manuel Noriega.

Arma më e fortë e Bob ishte regjistruesi.

Ai bëri 1200 regjistrime dhe një ekip specialistësh punoi 18 muaj për transkriptimin.

Pasi doli në pension në vitin 1998, Bob gjeti punë në Hollivud duke këshilluar për filmat aksion.

I inkurajuar nga një regjisor, ai shkroi kujtimet e tij.

Identiteti i tij mbetet akoma edhe sot sekret.

Ai mori pjesë në premierën e filmit “I infiltruari” në Florida.

Ishte në audiencë, sërish i paidentifikuar… akoma i maskuar.

Në trend Botë

Më shumë
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Amerika
Republika Srpska shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja

Republika Srpska shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja

Botë
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Amerika
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Amerika
Kalo në kategori