LAJMI I FUNDIT:

Agjenti gjerman i inteligjencës akuzohet se i dha dokumente sekrete Rusisë

Agjenti gjerman i inteligjencës akuzohet se i dha dokumente sekrete Rusisë

Një punonjës i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë dhe një bashkëpunëtor janë akuzuar për tradhti, pasi dyshohet se i dhanë Rusisë dokumente sekrete.

Në një njoftim sot, prokurorët thanë se oficeri i inteligjencës, i cili është identifikuar vetëm si Carsten L në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, u arrestua në Berlin më 21 dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

I dyshuari i dytë, një biznesmen gjerman i vetëpunësuar i identifikuar si Arthur E, u arrestua në aeroportin e Mynihut më 22 janar teksa mbërriti nga Shtetet e Bashkuara.


Shërbimi Federal i Inteligjencës i Gjermanisë, ose BND, tha në kohën e arrestimit të parë se solli prokurorë menjëherë pasi hetimet e brendshme vërtetuan informacione për një rast të mundshëm tradhtie.

Prokurorët federalë thanë sot se Carsten L ishte njohur me Arthur E. që nga maji 2021 dhe se ky i fundit ishte në kontakt me një biznesmen me bazë në Rusi, me lidhje me FSB-n, agjencia e brendshme e inteligjencës ruse.

Të tre dyshohet se u takuan në shtator të vitit 2022 dhe komplotuan për të siguruar informacione të ndjeshme të BND-s gjermane për FSB-n ruse.

Carsten L ofroi gjithsej nëntë dokumente në lidhje me një projekt mbi mbledhjen e inteligjencës teknike në dy raste midis mesit të shtatorit dhe fillimit të tetorit të vitit të kaluar, duke i printuar ose duke i fotografuar ato në ekranin e kompjuterit të tij, thanë prokurorët në një deklaratë.

Më pas ai ia dha materialin Arthur E., i cili fotografoi printimet, i çoi të dhënat e dixhitalizuara në Moskë, i printoi dhe ia dorëzoi FSB-s në takimet me oficerët rusë, shtuan ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori