LAJMI I FUNDIT:

Agjentët rusë të dyshuar për çështjen ”Skripal” u arrestuan në Holandë

Agjentët rusë të dyshuar për çështjen ”Skripal” u arrestuan në Holandë

Dy agjentë të dyshuar rusë për tentativë të ndërhyrjes kibernetike në një laborator zviceran që po merret me çështjen ”Skripal”, u arrestuan në Holandë dhe u dërguan në Rusi në pranverë, raportuan sot mediat dhe burime zyrtare.

Dy burrat u arrestuan në Hagë nga shërbimi ushtarak sekret holandez (MIVD), sipas së përditshmes holandeze NRC, e cila ka nisur një investigim në bashkëpunim me gazetën zvicerane ”Tages- Anzeiger”.

Sipas NRC-së, dy agjentët e shërbimeve ruse zotëronin pajisje për të hyrë në rrjetin informatik të laboratorit ”Spiez”, instituti zviceran për mbrojtjen nga kërcënimet dhe rreziqet atomike, biologjike dhe kimike.


E pozicionuar në kantonin e Bernës, ky laborator është autorizuar nga Organizata për Ndalim e Armëve Kimike (OIAC) për të analizuar kampionet e marra në Salisbury, në jug të Anglisë, ku ish-agjenti rus Sergueï Skripal dhe vajza e tij u helmuan nga agjenti nervor ”Noviçok” në mars. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori