Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Mitko Çavkov në emsionin ''Në qendër'' të Vasko Eftov ka folur lidhur me ''grupin e Kumanovës'' dhe qëllimin e tyre se pse kanë luftuar në Kumanovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

''Ne jemi të bindur se ai grup terrorist ka pasur për qëllim destabilizimin e Maqedonisë. Ne e vërtetuam këtë edhe duke e zbërthyer çdo figurë të tyre dhe duke ju numëruar aktivitetet. Këtë mund ta shihni edhe në rrjetet sociale. Qëllimi i tyre ishte të sulmonin disa vendbanime dhe stacione policore, ndërkohë ata bënin thirrje që shqiptarë të punësuar në MPB të ju bashkangjiten atyre si grup.'' thotë në mes tjerash ministri i MPB në Maqedoni, Mitko Çavkov./Telegrafi/